Mesha e Papa Franceskut, një gruas i jepet ndihma e shpejtë në shesh
Tirane- Pritja me orë të tëra në radhë për meshën e Shenjtë që Papa Francesku do e mbante në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, bëri që disa besimtarë të shfaqnin probleme shëndetësore.Një besimtare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur pati nevojë për ndihmën mjekësore për shkak të problemeve.Pranë saj u gjenden menjëherë ekipet mjekësore, të cilët sipas planit të masave të hartuar më parë janë shpërndarë në disa pika strategjike të Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe Sheshit "Nënë Tereza".Më parë, edhe një i ri kaloi një gjendje të fikti. Ai u dërgua menjëherë me urgjencë për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore. Stafet mjekësore bënë me dije se këto probleme mjekësore të pelegrinëve u shkaktuan nga orët e gjata të pritjes në sheshin Nënë Tereza, ndërsa mësohet se ata janë përmirësuar menjëherë pas ndihmës mjekësore.
(Në foto: Besimtares duke iu dhënë ndihma e shpejtë në shesh)