Imzot Rrok Mirdita: Për një Kishë të përkryer kemi nevojë për Atin e Shenjtë
Imzot Rrok Mirdita, kreu i Kishës Katolike në Shqipëri pas meshës së mbajtur nga Papa Françesku ka mbajtur një fjalim ku i ka kërkuar ndihmë Papa Françeskut, që kisha në Shqipëri të jetë një Kishë e përkryer.Kreu i Kishës Katolike theksoi se edhe pse kemi ecur në rrugën e martirëve tanë dhe të Nënë Terezës përsëri jem larg synimit.“Kisha u përpoq të ishtë pranë njerëzve të thjeshtë e të fisëm të kësaj toke, prej këtej mund të dëshmojmë me siguri se populli ynë i vogël dhe bujar që për shumë kohë mbeti i panjohur për shkak të dallgave të rrepta të historisë nuk është kërcënim, por pasuri e madhe për rajonin tonë dhe mbarë kontinentin.Duke ecur në gjurmët e martirëve tanë besnik dhe të Nënë Terezës kërkuam fytyrën e krishtit në fytyrat e njerëzve. Megjithatë jemi ende larg synimit për të qenë Kishë e përkryer. Kemi nevojë që Ati, Papa Francesku të na mbështesë, të na përforcojë në fe, të na korrigjojë dhe të na japë zemër. Kemi nevojë shenjtëri për fjalët tuaja, për stilin tuaj dhe për dëshminë tuaj e sidomos për inkurajimin tuaj. Kemi nevojë për gjithçka që ju po ja ofroni kishës dhe botës. Që nga ai muzgu i parë kur u duke nga sheshi i Pjetrit si ipeshkvi i ri.”Imzot Rrok Mirdita, u shpreh se regjimi komunist premtoi parajsën pa Zot, dhe gjatë kësaj periudhe populli shqiptar ka vuajtur, duke e bërë të vështirë ndërtimin e një shoqërie të drejtë. Ai tha po ashtu se populli shqiptar në këto vite ka provuar përvojën e hidhur të emigracionit dhe hendekun që ekziston mes të pasurve dhe të varfërve."23 vjet më parë, ndërsa shembej regjimi ateist komunist, që premtoi parajsën pa Zot deshi të marrë gucimin për t’i rrëmbyer shpirtin njeriut. Populli ynë bënte hapat e para të ndrojtura në udhën e lirisë. Por për fat të keq shumë shpejt në horizont, u duk mirazhi i një ideologjie tjetër, asaj që premtonte mirqenien me çdo kusht, ky mirazh i ri errësoi shumë mendje dhe shumë ndërgjegjie, duke nxitur disa nga vëllezërit tanë të kërkojnë shtigjet më të shkurtra, që e bëjnë edhe më të vështirë ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të paanshme.Këto vite provuan përvojën e hidhur të emigracionit, i cili rrëmbeu nga gjiri i ngrohtë i familjes shumë të rinj dhe të moshuar të popullit tonë, duke e vënë familjen në provë të rëndë. Pamë të thellohet hendeku ndërmjet pak të pasurve dhe shumë të varfërve, e pasi maska e materializmit ideologjik të komunizmit ra, njohim mijëra fytyra të rrëme të materializmit praktik të konsumizmit."ex/oranews.tv/