Emocionet e Kryeministrit, Ati i Shenjtë në Tiranë, bota pa Shqipërinë ndryshe

Kryeministri Rama nuk ka mundur t'i mbajë emocionet e vizitës së Atit të Shenjtë, që nga momenti kur Papa shkeli tokën shqiptare dhe deri te transformimi i Tiranës, që ishte i tejmbushur me besimtarë.Emcionet e tij Rama i ka shprehur në rrjetin social Twitter në disa postime të njëpasnjëshme.Madje kryeministri Rama nuk ka nguruar të falenderojë edhe të gjithë organizatorët e këtij eventi “supermasiv dhe delikat”, siç e quan Rama.Truma e besimtarëve në të gjitha rrugët e kryeqytetit, dhe ai grumbull njerëzish në sheshin “Nënë Tereza”, dhe Ati i Shenjtë në mes tyre, për kryeministrin Rama ka ngjallur impaktin e një ylli rock-u në Bulevard.“Ndërsa bota e ka parë Shqipërinë ndryshme”, shkruan Rama.Ai është ndier i emocionuar edhe kur ka parë avionin e Papës i cili ulej në Aeroportin "Nënë Tereza" dhe mbante flamurin shqiptar, përkrah atij të Vatikanit.

Më pas Rama publikoi dhe një set fotosh me Jastet emocionuese të mbërritjes së Papa Françeskut në aeroportin Nënë Tereza
ex/oranews.tv