Kryebashkiaku “narkoman” i Torontos, Rob Ford diagnostikohet me tumor
Kryebashkiaku i Torontos, Rob Ford, është shtruar në spitalin “Humber River”, ku është diagnostikuar me tumor.Sipas autoriteteve lokale, Ford ka vuajtur nga dhimbjet e barkut për tre muaj me radhë, ku gjendja e tij ishte përkeqësuar shumë 24 orët e fundit.Drejtori i Përgjithshëm i spitalit, Rueben Devlin deklaroi se pas ekzaminimit ka rezulatuar se Ford kishte tumor.Gjithsesi, ai tha se ekzaminimet do të vijojnë për të patur një përgjigje më definitive. Kryebashkiaku i Torontos hyri në vëmendjen globale pasi rrëfeu publikisht nëntorin e vitit të kaluar se ai konsumonte drogë gjatë orarit të punës dhe madje në zyrën e tij.Menjëherë më pas, ai u shtrua në një qendër rehabilitimi, duke refuzuar gjithmonë të japë dorëheqjen nga detyra e tij. Por anëtarët e Këshillit bashkiak votuan unanimisht për reduktimin e pushtetit të tij ekzekutiv.Ford nuk ishte në konferencë për shtyp, por u përfaqësua nga vëllai i tij Doug Ford, i cili tha shkurtimisht për gazetarët se ishte shumë i trishtuar për vëllain e tij dhe se do të jepte më shumë informacion mbi gjendjen e Kryebashkiakut pas kryerjes së biopsisë.