Poroshenko: Marrëveshja me rebelët prorusë, s’prek kufijtë aktualë të Ukrainës

Ukrainë - Statusi i rajoneve të Donjeskut dhe Luhanskut është kthyer në një nga pikat e nxehta të debatit mes rusisë dhe ukrainës.Pas deklaratës së djeshme të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka reaguar Presidenti i Ukrainës, Petro Porioshenko, i cili tha se marrëveshja e nënshkruar mes Ukrainës dhe rebelëve prorusë nuk prek kufijtë aktualë të Ukrainës.Marrëveshja e paqes e nënshkruar javën e kaluar, ruan konceptin e shtetit sovran, shtet të bashkuar brenda kufijve të tanishëm. Ne nuk do të heqim dorë nga kjo strukturë, nuk tërhiqemi nga çështja e pavarësisë dhe çështja e integritetit territorial. Ne do të mbetetemi një shtet i bashkuar.Gjatë një intervistë për mediat vendase, Poroshenko ka specifikuar se marrëveshja e Minskut parashikon ruajtjen e sovranitetit edhe për rajonet e lindjes, të vetëshpallura tashmë republika të pavarura."Protokoli parashikon restaurimin dhe ruajtjen e sovranitetit të Ukrainës në të gjithë rajonet, pëfshirë Donbass dhe të gjitha zonat e kontrolluara nga rebelët.Unë theksoj se nuk ka dhe nuk do të ketë territore të konfiskuara apo prekje të kufijve aktualë” – tha Poroshenko.Ndërkohë Presidenti ka vizituar edhe portin e Mariupolit në lindje të Ukrainës, duke shfaqur solidaritetin me të gjithë qytetarët atje që po përballen me agresionin e rebelëve pro rusë. Ai tha se “qeveria e ukrainës është e gatshme të mbrojë qytetarët e Mariupolit dhe do të bëjë gjithçka që në lindje të mbizotërojë paqja”.Gjatë vizitës në qytetin me 500 mijë banorë, Poroshenko u takua gjithashtu edhe me forcat ukrainase të vendosura aty, duke përsëritur edhe nëj herë thirrjen për mbrojtjen e territorit të Ukrainës.