Tiranë, kapet i shumëkërkuari shqiptar për llogari të drejtësisë italiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2013, 20:03
Ishte shpallur në kërkim nga Interpoli italian, është arrestuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet E.Kaci. Ndalimi i të shumëkërkuarit është bërë nga forcat e policisë së Tiranës në zonën e "Zogut të Zi".Interpoli italian kishte lëshuar urdhër arresti për shqiptarin E.Kaçi, i cili akuzohet për një seri vjedhjesh në shtetin fqinj.Pas ndalimit nga forcat blu pritet kryerja e procedurave për ekstradimin e tij drejt shtetit fqinj, Italisë.