Itali, u dhuna barbarisht nga një i ri italian, ndërron jetë në spital baristi shqiptar

Pas katër ditësh lufte me jetën dhe përpjekjeve të bluzave të bardha për ta mbajtur gjallë ka ndërruar jetë në një spital të Italisë, baristi shqiptar Artan Meta. 45 vjeçari, ishte emigrant në Itali dhe punonte si barist në një lokal, pikërisht vendi ku u dhunua në mënyrë brutale nga një i ri italian pas një sherri të castit mes tyre.Sipas policisë Meta u rrah brutalisht të enjten nga një 18 vjecar italian, pasi baristi i ka tërhequr vërejtje pasi i riu ka goditur me shkelma makinerinë e cigareve, cfarë duket se nuk i ka pëlqyer 18 vjecarit i cili ka shpërthyer në grushtë dhe shkelma ndaj 45-vjecarit Meta. Pas ngjarjes së rëndë Artani u dërgua në spital për marrjen e ndihmës mjekësore dhe pas 4 ditësh në koma ai ndërroi jetë pasditen e sotme.Ngjarja ka tronditur të gjithë opinionin e Villasorit, pasi sic raportojnë dhe mediat italiane Artan Meta ishte njeri i respektuar nga komuniteti ku jetonte dhe punonte.