Europa frenon armatimin bërthamor të Koresë së Veriut
Kryetari i Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok, ka zhvilluar të martën në Bruksel bisedime me një zyrtar të lartë koreano-verior, Kang Sok-Ju. Edhe pse takimi pritej te mbahej për sigurinë rajonale, dialogun mes dy Koreve dhe gjendjen e brendshme në Korenë e Veriut, bisedimet u përqendruan te çështja bërthamore dhe te të drejtat e njeriut.Brok deklaroi se i kishte kërkuar Koresë së Veriut që të zotohej se nuk do të përqendrohej në zhvillimin e armëve bërthamore. “Besoj se ishte një diskutim i qartë dhe i sinqertë, folëm për gjëra të ndryshme dhe sidomos për çështjen bërthamore, ku thamë se duhet të shihnim zotimin e tyre se nuk do të bëheshin fuqi bërthamore në të ardhmen”, - tha Brok.Vizita e përfaqësuesit koreano-verior në kryeqytetin Europian erdhi si pjesë e një turi që ai po bën në kontinent, ku deri tani ka vizituar Gjermaninë, Zvicrën dhe Italinë. Korea e Veriut ka deklaruar me mburrje prej kohësh se kishte përfituar material bërthamor, pavarësisht mosbesimit se vendi aziatik do të ishte në gjendje që të ndërtonte një bombë të mirëfilltë bërthamore.Gjithsesi gjërat ndryshuan vitin e kaluar kur Kore e Veriut zhvilloi teste bërthamore në shkurt dhe ekspertët thonë se tashmë mund të jetë pranë armatimit bërthamor.