Holand propozon konferencë për Irakun

Presidenti francez, Fransua Holand, deklaroi të martën se vendi i tij do të organizojë një konferencë ndërkombëtare për sigurinë dhe situatën në Irak, më 15 shtator. Në të do të marrin pjesë Presidenti i Irakut, Fuad Masum, dhe drejtues të tjerë të fuqive ndërkombëtare.Duke folur për gazetarët pas takimit me presidentin e Çekisë, Millosh Zeman, në pallatin Elysee, Holand tha se ai kishte propozuar zhvillimin e konferencës për të diskutuar masat që duhen marrë për të luftuar kërcënimin e Shtetit Islamik.“Në Samitin e NATO-s u nis një alencë që duhet të marrë formë përfundimtarë në ditët në vazhdim. Kam propozuar që të mbajmë një konferencë për Irakun dhe luftën kundër grupimit terrorist të quajtur Shteti Islamik, që nuk është as shtet dhe as mund ta shoqërizojë veten me islamin. Në këtë konferencë ne do të bashkërendojmë forcat dhe përpjekjet tona për t’i mposhtur ata”,- tha Holand.Tri ditë para konferencës, Holand do të udhëtojë për në Irak për të dhënë publikisht mbështetjen e Francës ndaj drejtuesve të vendit në luftën e tij ndaj terroristëve.