Karmelo Entoni hakmerret ndaj Kevin Garnet

Karmelo Entoni është hakmarrë në mënyrën e tij ndaj Kevin Garnet, duke ndihmuar Nju Jork të fitojë 89-86 në fushën e Boston, në takimin klasik të Konferencës së Lindjes. Dy lojtarët u përplasën pak javë më parë në takimin e luajtur në Nju Jork, me Entonin që mori edhe një pezullim prej një ndeshje pasi pas përfundimit të takimit shkoi në dhomat e zhveshjeve të Boston duke kërkuar që të zihej me Garnet, i cili sipas tij e kishte fyer rëndë gjatë takimit. Por këtë radhë, ylli i Nju Jork i është kundërpërgjigjur në fushë rivalit të tij, duke shënuar 28 pikë e 9 topa në tabelë në këtë sfidë, ndonëse kishte kundër gjatë gjithë kohës publikun vendas që e vërshëllente sa herë që ai prekte topin. Nga ana tjetër, loja e shkëlqyer e Razhan Rondo që përfundoi ndeshjen me 23 pikë, 10 topa në tabelë dhe 11 pasime nuk i shërbeu Boston, që gaboi shumë sidomos në periodën e katërt.Mungesa e Kris Pol duket se ka filluar të ndjehet te LA Klipërs që kanë humbur ndeshjen e tyre të tretë radhazi, këtë radhë duke u mundur nga Feniks me rezultatin 93-88. Dëmtimi i organizatorit duket se ka ndikuar ndjeshëm në lojën e Bleik Grifin, i cili e mbylli këtë takim me vetëm 12 pikë e 8 topa në tabelë, shumë poshtë standardit me të cilin është mësuar gjatë kohëve të fundit. (LajmeShqip.com)RezultatetToronto-Orlando 97-95Nju Jork-Boston 89-86LA Klipërs-Feniks 88-93