Ambasadori serb Zariç: S`kemi konflikte me Shqipërinë

Ambasadori serb në Tiranë Miroljub Zariç i ka cilësuar si të mira marrëdhëniet e Serbisë me Shqipërinë.Gjatë një vizite në Fier, ambasadori Zariç theksoi se Serbia nuk ka konflikte me vendin tonë dhe gjithashtu ruan marrëdhënie të mira edhe me shtetet fqinje.“Jemi për fqinjësi të mirë me Shqipërinë dhe nuk kemi konflikte. Ne kemi marrëdhënie të mira me Kosovën dhe me shtetet fqinje pasi marrëdhëniet e mira janë kusht për integrimin në Bashkimin Europian” theksoi Zariç.Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë u acaruan pas largimit të lapidarit të UÇPMB-së nga ana e xhandarmërisë serbe në Luginën e Preshevës. Pas këtij akti qeveria shqiptare deklaroi se do të rishikojë marrëdhëniet diplomatike me shtetin serb.