SHBA: Nuk do mbajmë peshën kryesore në luftën ndaj ISIS
Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë të pazakontë të martën, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbajnë peshën e përgjegjësisë për të ruajtur sigurinë në Irak. Presidenti Barak Obama pritet të shpalosë të mërkurën në Kongres “planin e luftës”, për të goditur Shtetin Islamik, por paraprakisht institucioni i tij ka folur nëpërmjet zëdhënësit.“Presidenti është shumë i interesuar për t’i bërë të ditur publikut amerikan se cilat janë prioritetet tona. Dhe është e rëndësishme të themi se Presidenti, po ashtu si gjithkush tjetër, ka mësuar mjaftueshëm nga fushatat e mëparshme në Irak. Kështu që Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbajnë më përsipër përgjegjësinë kryesorë për të ruajtur sigurinë në Irak”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Ernest.Administrata e Obamës duket se po përpiqet të qetësojë opinionin publik se SHBA do të përfshihet në një tjetër luftë masive.