Kina kërcënon SHBA-në, aziatikët shumë shpejt ekonomia numër 1 në botë

Kina do të zërë vendin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si ekonomia më e madhe në botë brenda dhjetë vitesh, të paktën kështu pretendohet nga një raport i kryer nga një organizatë ekonomike amerikane, Information Handling Services. Shtetet e Bashkuara kanë kryesuar ekonominë botërore për më shumë se një shekull, por tani, rritja e madhe e shpenzimeve nga ana e konsumatorëve kinezë, ka bërë ekspertët të besojnë se vendi aziatik do të dalë në vend të parë deri në vitin 2024.Konsumatorët kinezë pritet të trefishojnë shpenzimet e tyre dhjetëvjeçarin e ardhshëm nga 3,5, në 10,5 trilionë dollarë. Kjo rritje e konsumatorëve kinezë do të ndihmojë pa dyshim edhe vendet e tjera të Azisë Juglindore, që do të përfitojnë nga rritja e shkëmbimeve tregtare. Por ndërsa metoda e përdorur nga IHS për të sugjeruar se kalimi i Kinës në vend të pare, do të ndodhë pas dhjetë vitesh, një tjetër studim pretendon se kjo mund të ndodhë edhe këtë vit.Studimi IHS-bazohet në GDP-në nominale, që nuk e pasqyron me shumë saktësi koston e jetesës, ndërsa metoda e fuqisë blerëse mat vlerën relative të disa valutave. Megjithëse fillimisht, edhe sipas kësaj metode nuk pritej që Kina t'ia kalonte Amerikës deri në vitin 2019, sipas një raporti të Bankës Botërore, kjo mund të ndodhë brenda këtij viti.Por, megjithëse këto të dhëna mund të përbëjnë lajm të mirë për kinezët, ekspertët e konomisë kanë paralajmëuar se vendi ka nevojë për reforma strukturore, në mënyrë që të bëjë të mundur qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka këshilluar Kinën që të që të synojë një rritje ekonomike, të sigurtë, prej 7% në vit, në 2015-n, pasi pa reformat e duhura, rritja ekonomike mund të ulet deri në shifrën dramatike prej 2,5 % në vit deri në 2030-n.