Grupi i Al-Qaedas në Siri thotë se do të lirojë 45 paqeruajtësit e OKB

Një grup i Al-Qaedas, i cili kapi peng 45 paqeruajtës të OKB dy javë më parë në Golan, ka postuar një video në të cilën shfaqen disa pengje, nga kombi Paqësor i Jugut, Fixhi, të cilët thonë se presin të lirohen së shpejti.Video, e cila u postua në Twitter dhe YouTube nga Fronti al Nusra të mërkurën, tregon se pengjet janë të gjendje të mirë, madje ata shfaqen duke qeshur dhe përshëndetur në kamera.Të mërkurën, kreu i ushtrisë së Fixhit tha se grupi militant islamik kishte hedhur poshtë të gjitha kërkesat për të liruar pengjet.Në fakt nuk është shumë e qartë nëse video është bërë para apo pas tentativave për lirimin e pengjeve, por një burim i OKB deklaroi për Agjensinë e Lajmeve Reuters, se militantët e al Nusras kishin kërkuar si kusht një video të tillë për lirimin e paqeruajtësve.45“Ne jemi të gjithë gjallë dhe të sigurtë. Falenderojmë al Nusran që na kanë mbajtur gjallë dhe të sigurtë. Dua të sigurojmë që ne nuk jemi keqtrajtuar apo dëmtuar në asnjë mënyrë, deklaroi njëri prej pengjeve, duke mos publikuar identitietin”.Gjithashtu ai deklaron në video se është i sigurtë që të gjithë ata do të lirohen nga al Nusra, duke përsëritur disa herë minjohjen ndaj grupit ektremist.Lufta civile trevjeçare e Sirisë arriti kufirin me territorin izraelit muajin e kaluar, kur luftëtarë islamikë pushtuan pikën e kalimit mes Izraelit dhe Sirisë në lartësitë Golan që prej luftës 1973.Që nga pavarësia nga Britania në 1970, Fixhi ka dërguar më shumë ushtarë në misionet paqeruajtëse të OKB-së se çdo komb tjetër, vend i cili i cili siguron ekonominë e tij të dobët dhe përpiqet të përmirësojë imazhin në sytë e botës.