Obama plan kundër IS: S’lejojmë lulëzimin e terrorit, bombardime në Siri
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barac Obama, deklaroi se ka autorizuar sulmet ajrore amerikane për herë të parë në Siri dhe shtim të sulmeve në Irak, kundër miltantëve të shtetit islamik.Ky vendim i Presidentit Obama për të nisur sulmet në Siri, vend i cili ndodhet prej tre vitesh në luftë civile, tregon seriozitetin me të cilin e shohin zyrtarët amerikanë kërcënimin nga shteti islamik.Obama shpalosi planin e tij për të luftuar grupet ektremiste në një fjalim të pritur gjerësisht në Shtëpinë e Bardhë, dy javë pas deklaratës se tij, ku tha se nuk kemi ende një strategji për grupin në Siri dhe gjashtë muaj pasi deklaroi se grupet militantë si Shteti Islam janë lojtarë të vegjël."Unë e kam bërë të qartë se do të godasim të gjithë terroristët që kërcënojnë vendin tonë. Kjo do të thotë se unë nuk do të nguroj të ndërmarr veprime kundër militantevë të Shtetit Islamik në Siri dhe irak. Parimi thelbësor i Presidencës time është ky: nëse kërcënoni Amerikën, ju nuk do të gjeni strehë dhe paqe”.Obama tha gjithashtu se SHBA do të rrisë mbështetjen ndaj forcave irakiane dhe kurde."Ne do të rrisim mbështetje për forcat që luftojnë terroristët në terren. Në qershor kemi vendosur qindra anëtarë të shërbimit amerikan në Irak për të vlerësuar se si mund të mbështesim më mirë forcat irakiane të sigurimit. Tani që këto ekipe e kanë përfunduar punën e tyre dhe Iraku ka formuar një qeveri, ne do të dërgojmë 475 anëtarë të tjerë shtesë në Irak”.Obama përsëriti për të disatën herë se nuk do të ketë operacione në terren të Shteteve të Bashkuara, por këto trupa do të mbështesin forcat irakiane dhe kurde me anë të kualifikimeve, trajnimeve të inteligjencës dhe pajisjeve ushtarake.Masat e Obamës për të thelluar përfshirjen amerikane në Irak në luftën kundër shtetit islam, hedhin poshtë anketat e opinionit publik se Presidenti ka qenë shumë i kujdesshëm në trajtimin e grupit ekstrem.Presidenti bëri thirrje për mbështetjen e Kongresit dhe qytetarëve të zakonshëm në zbatimin e planeve të duke pranuar se lufta ndoshta do të jetë e gjatë."Unë e di, që ajo do të marrë kohë për të çrrënjosur një kancer si shteti islamik. Unë e di edhe rrezikun që vjen pas ndërhyrjeve ushtarake, por dua të siguroj popullin amerikan, se kjo përpjekje do të jenë ndryshe nga luftërat në Irak dhe Afganistan. Kësaj radhe nuk do të ketë trupa ushtarake në terren”, përfundon Obama.