Agron Duka: Në vend të Fullanit Rama do të vendosë "benjaminin" e tij
Tiranë - Deputeti i Partisë Republikane, Agron Duka, në studion e RTV “Ora News”, për gazetaren Jonida Shehu deklaroi se Rama do të zgjedhë në krye të Bankës si Guvernator, një prej të besuarve të tij, pavarësisht konsultimeve me Nishanin.Bojkotin e opozitës e vlerësoi si vendimin e duhur pavarësisht disa rezervave të republikanëve. Duka tha se do të përdoret çdo formë që të ndryshojë reforma Territoriale.Pjesë nga intervistaFullani"Unë do të them që njeriu që do të vendoset Guvernator, do të jetë njeriu që do e vendosë Rama dhe do të jetë “benjamin” i Ramës. Të thotë sa të dojë ai që do ta vërë të pavarur nga politika, por do të jetë direkt i varur nga Rama. Jam i sigurtë se nëse do të dekretojë Presidenti një njeri, pa e aprovuar parimisht këta, do ta hedhin poshtë dhe do të provojnë një person tjetër që do t’i shkojë përshtat” – tha Duka.Mbledhja e grupit“Partia Republikane është në kohezion me Partinë Demokratike dhe kjo është shprehur. Ne kemi bërë një tentativë, kemi bërë një takim me Bashën, kryetarin e Partisë Demokratike, ku sugjeruam të shohim mundësinë e futjes në parlament. Gjithsesi vendimi u mor pasi u bë mbledhja e grupit parlamentar të opozitës. Basha u mundua të japë përgjigje edhe atyre që ishin kundra bojkotit të përkohshëm, të cilët natyrisht janë më pak se pjesa tjetër. U vendos përfundimisht që e gjithë opozita të marrë këtë vendim, i cili u duk më i drejtë se sa pjesëmarrja në parlament. Në mënyrë absolute nuk ka parlamentarë dhe deputetet, i kujtdo force politike qoftë, që të mund të thotë që është më mirë bojkoti."Bojkoti i detyruar "Bojkoti është një formë e detyrueshme në rrethana të caktuara, është një formë që sa më shpejt të kalojë aq më mirë është, se zëri opozitës është më i fortë në parlament, se sa jashtë saj. Duke qënë pjesëmarrës në seancat parlamentare, është më e fortë mënyra e komunikimit me publikun, është direkte opozita dhe kjo dihet sepse je ballë për ballë. Është ndryshe një debat i momentit, sesa një që vjen më pas në kohë. Do mundohet kjo të kompensohet me krijimin e këtyre grupeve të punës, sipas profesioneve apo formimit që kanë deputetët të ndryshëm, në mënyrë që të ndiqen që të gjithë ligjet që kalojnë në parlament dhe të bëhet një oponencë pozitive. Sensi është pozitiv, por gjithsesi largësia në kohë është logjike.Unë mendoj që nuk është vetëm ai veprimin ndaj një deputeti të opozitës, ai ishte fundi i disa veprimeve dhunuese ndaj opozitës. Sepse ka pasur shumë radhë që opozita nuk është pyetur dhe kjo e fundit ishte që i bëri të merrnin një vendim. Unë mendoj që një menaxhim më i mirë nga ana e Kryeministrit, nga ana Kryetarit të Partisë Socialiste, ndoshta dhe e Kryetarit të Parlamentit, jo vetëm me thënie formale “ejani në parlament, se në parlament bëhet jeta parlamentare”, gjë që e dinë të gjithë, esenca do të ishte kjo që “një gjë e tillë nuk do të përsëritet më dhe nëse përsëritet do të jem unë ai që do të marr masat e duhura, sëbashku me grupin tim parlamentar”.Por, kjo nuk ndodhi, ai gjatë gjithë kohës është sjellë me një arrogancë të paparë. Opozita gjatë gjithë kohës bën përpjekje për të gjetur një gjuhë të përbashkët, të paktën për veprimin e fundit, ndërsa ai gjatë gjithë kohës nuk reagon, por thotë “bëni ç’të doni, e keni tek vetja juaj”, etj.Besoj se detyrimisht do të lindin veprime të tjera pastaj , përveç pjesëmarrjarrjes në parlament, ndoshta protesta qytetare. Deri kur këtij sekti, bashkë më kryetarin Rama, i mbushet mendja se nuk mund të jetojë e vetme politika shqiptare më të dhe të titë, por sëbashku me opozitën, do të ketë jetë formale jeta parlamentare, nëse jo, do të ketë forma të tjera, ku ai do të detyrohet, sepse do të ngelë pakicë."Reforma territorialeReforma Territoriale nuk është një fakt. Është një fakt i mazhorancë, ndërsa opozita se ka pranuar deri tani , ju e dini. Është zgjedhur forma e referendumeve lokale. Besoj se do të dëgjohet zëri i banorëve të zonës dhe me sa di unë edhe komuna që sot janë të PS-së, siç është Komuna Ishem, është kundra kësaj ndarje. Do të gjenden mënyra që detyrohet mazhoranca të rishikohet dhe formatohet ndarja Territoriale. Plus kësaj nuk është vetëm ndarje Territoriale , por edhe Administrative.Intervista e plotë e Agron Dukës në Ora News