Avokati i Popullit trajnim vendorëve të Sarandës për të drejtat e njeriut
Sarandë- Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Shoqata e Komunave të Shqipërisë, organizuan një trajnim për të drejtat e njeriut me punonjësve të njësive të qeverisjes vendore të Sarandës.Lektorët e insitucionit të Avokatit të Popullit dhe ata të shoqatës kombëtare të Komunave e orientuan trajnimin në probleme të të drejtës së pronës, në trajtimin e shtresave vulnerabël, kundër diskriminimit për shkak të gjinisë, të racës, ngjyrës, apo orientimit seksual.Të pranishmit në seminar nga Bashkia e Sarandës, ajo e Konispolit, si dhe nga komuna e Markatit etj, sollën problematikën me të cilat ndeshen vendorët, duke nisur nga kriteret që ndiqen dhe praktikat që pengojnë për të përfituar mbështetjen sociale apo ndihmën ekonomike, nga mbivendosja dhe bllokimi i procesit të pronësimit mbi 2500 trojet e shpërndara më 1999 nga Bashkia e Sarandës, nga realiteti i vështirë i pronësimit që ka sjellë zbatimi i ligjit 7501, e deri tek rreziku i largimit të shërbimeve nga qytetari, me zmadhimin e njësive vendore për shkak të reformës territoriale.“Probleme të natyrës sociale, të ndihmës ekonomike, të shëndetësisë. Ka shumë çështje që ju i trajtoni. Aftësia e kufizuar ka probleme me pagesat. Gjithashtu ka edhe probleme të natyrave të tjera siç mund të jetë pjesëmarrja në qeverisje. Pushteti është pushteti i qytetarit në një sistem demokratik dhe duhen gjetur të gjitha mënyrat që qytetarët të jenë pjesëmarrës në qeverisje të mos jetë një njeri që e pëson qeverisjen pot ë jetë një njeri që është pjesëmarrës në vendimarrjen dhe jetën e tij.Gjithë këto lloj problematikash që ne i konstatojmë gjatë jetës së përditëshme dhe qytetarët i ndjejnë në kurrizin e tyre janë tepër të rëndësishme për Institucionin e Avokatit të Popullit.Ky është një aksion, ndoshta nuk është fjala e duhur, në nivel kombëtar me punonjësit me funksionarët e kësaj qeverisje në mënyrë që ata të trajsnohen në fushën e të drejtave të njeriut që është një fushë mjaft sensitive dhe e rëndësishme për njerëzit. Kemi lidhje të ngushtë me ju.Pra Avokati i Popullit të ketë një lidhje të ngushtë me punonjësit e pushtetit vendor, sepse është e rëndësishme që ne nëpërmjet jush të kuptojmë çfarë ndodh me jetën e qytetarit shqiptar, vështirësitë që ai has, mundësitë që ka ai për ta përmirësuar këtë jetë, sfidat me të cilat përballet qytetari ynë, por edhe të drejtat që I takojnë atij njeriu, pra legjislacioni në përgjithësi, që ne kemi për detyrë dhe mission fisnik. Ne duhet që t’ia bëjmë jetën qytetarëve shqiptarë më të mirë.Duhet të punojmë që këta njerëz që janë njerëzit tanë të jetojnë me dinjitet dhe të drejtat e tyre. Ka njerëz të cilët vuajnë për bukën e gojës”.Nënkryetari i bashkisë Sarandë, Jorgo Mitro, tha se shpreson në një finalizim të suksesshëm të këtij seminari. “Ashtu siç tha edhe Avokati ne kemi një partneritet dhe bashkëpunim shumë të mirë. Problemet që tha Avokati ne i ndeshim në mënyrë të përditëshme në bashkinë e Sarandës dhe veçanërisht në Sarandë sepse Saranda është bërë një qendër që kryqëzohen të gjitha intereset dhe popullata nga të gjitha komunat. Unë shpresoj që qëllimi i seminarit ose kontributi i Qeverisë së Danimarkës të ketë një finalizim të suksesshëm. Unë kuptoj që reflektimi të shkojë tek qytetari”.Rreth mesditës Totozani organizoi pritje të qytetarëve në zyrën e çelur kohë më parë nga insitucioni i Avokatit të Popullit në Bashkinë e Sarandës.Çështjet për të cilat kanë kërkuar qytetarët sarandiotë takim me Avokatin e Popullit kanë qenë nga më të ndryshmet, kryesisht ndihma ekonomike, çështjet e pronës etj.