Geri Kokalari në "Tonight Ilva Tare": Ju rrëfej për marrëdhëniet ndërmjet Arvizu dhe Fullanit

Tiranë - Një ndër shqiptaro-amerikanët më kritikë ndaj politikës shqiptare, Geri Kokalari, është rrëfyer në “Tonight Ilva Tare” duke mos kursyer detaje shumë të sikletshme për politikanë e diplomatë, marrëdhënia me Nanon dhe Berishën e deri tek miqësia Arvizu – Fullani.Kokalari kërkon që SHBA dhe BE të ndihmojnë Shqipërinë për të luftuar korrupsionin tek elita politike në Shqipëri, duke përfshirë edhe ish-kryeministrat Sali Berisha dhe Fatos Nano, të përfshirë në marrëveshje që kanë qënë të dyshimta nga pikëpamja ligjore.“Është një problem kyç, - thotë Kokalari, - dhe besoj se është një problem që europianët dhe amerikanët mund të ndihmojnë të rregullohet, duke i bërë presion këtyre njerëzve.”Kokalari jep shembullin e SHBA-ve ku gjithashtu ka abuzim me pushtetin dhe të korruptuar. Por atje shkojnë në burg edhe kur janë politikanë të lartë. “Amerika nuk është perfekte, - shprehet ai. – Të paktën në Amerikë, kur njerëzit bëjnë krime, paguajnë dhe shkojnë në burg. Nje shembull perfekt ishte Riçard Nikson. Riçard Nikson abuzoi me pushtetin. Ai u përzu nga zyra e tij dhe ishte njeriu më i fuqishëm në botë në atë kohë.”Arrestimin e Guvernatorit, ai e quan një sinjal të mirë, por hedh dyshime mbi marrëdhënien e Fullanit me Ambasadorin e SHBA-ve, Alexandër Arvizu, si të nxitur nga interesa personale. “Kam dëgjuar se janë miq, - thotë Kokalari. – Ai mendon se është miku i tij. Më kanë thënë se ai e ka mbështetur në të kaluarën. Nuk e di nëse është e vërtetë, por kështu më kanë thënë.”Sali Berisha dhe Fatos Nano kanë mbetur kundërshtarët e tij më të fortë. Sot asnjeri prej tyre nuk është në pushtet. Kokalari zbulon një raport të FBI-së që sipas tij, e ndiqte në kazinonë "Mohegan Sun" në Amerikë. “Ky raport është i 2004-ës. - lexon dokumentin Kokalari. – Njerëzit që e shoqëronin Nanon udhëtojnë në kazino. Një pjesë e mirë e Nanos në kazino është kapur nga kamerat e sigurisë. Nano luajti tek tavolina “Black Jack” 100-dollarëshe.”Zbulon si u afrua me Berishën në vitin 2004, për të demoskuar korrupsionin e Nanos, sipas tij, pavarësisht se e fajësonte edhe për ngjarjet e ’97-ës.“Sali Berisha bëri fushatë për të luftuar korrupsionin. Ai gjithashtu bëri fushatë për të punuar me mua për të sjellë të gjitha mospërputhshmëritë dhe problemet në industrinë e Telekomit shqiptar, e cila ishte një bazë për të gjithë shqiptarët. Ai tha se do ta rregullonte industrinë e Telekomit dhe tha që do të pastronte korrupsionin por “ai gënjeu!”Për Ramën, tha se ende nuk ka bërë ndonjë veprim që t’i ngrejë dyshime. “Nuk e njoh Edin aq mirë, - thotë. – E kam takuar. Njoh disa njerëz të afërt me të, e di që janë njerëz inteligjentë, progresistë. A jam aq naiv sa të them se nuk do të ketë probleme?! A jam aq naiv sa të them se pushteti nuk do t’i korruptojë ata?! Jo, nuk jam! Nëse ndodh dhe kur të ndodhë, kur të jetë e nevojshme, unë do të flas. Edi Rama ka probleme. Ai ka një koalicion, që kam kundërshtime. Ka njerëz rreth tij që kam kundërshtime.”Edhe denoncimet e tij në median shqiptare, deklaron se shpeshherë janë ndaluar nga kontrolli i politikës. Por me gazetaren Ilva Tare e humbi bastin, pasi intervista e tij nuk u anullua dhe ndau opinionet e tij me shikuesit e “Ora News”.Oranews.tv