Policia boshnjake arreston dy ministra dhe një deputet
Policia boshnjake arrestoi 11 persona, përfshirë edhe dy ministra rajonalë dhe një deputet, me akuzat e përfshirjes në krimin e organizuar, pastrim parash dhe evazion fiskal.Lajmin e bëri të ditur policia dhe Prokuroria e Shtetit nëpërmjet një deklarate për shtyp. Qeveria boshnjake është përpjekur shumë vitet e fundit për të marrë masa në luftën kundër korrupsionit, pasi synon që të kualifikohet si vend kandidat për në Bashkimin Europian. Por sistemi i decentralizur i ndarjes së pushtetit në vendin ballkanik, më shumë ka shërbyer për të ndihmuar korrupsionin."Hetimet kanë dalë në përfundimin se ky grup kriminal ka përfituar më tepër se 4,7 milionë paund në mënyrë të paligjshme", tha Kristina Joziç, zëdhënsja e Agjencisë Shtetërore Hetimore, SIPA.Mes të arrestuarve janë edhe Jerko Ivankoviç Liljanoviç dhe Milorad Bahilj, respektivisht ministra të bujqësisë dhe tregtisë në federatën autonome të kroatëve të bosnjes. Policia gjithashtu arrestoi edhe vëllain e Jerkos, Mladen Ivankoviç Liljanoviç, deputet në parlament dhe tre pjesëtarë të tjerë të familjes së tyre, që kanë në pronësi një kompani që merret me importimin, prodhimin dhe përpunimin e mishit.