Fier, fëmijët romë përveç varfërisë, probleme edhe me gjuhën shqipe

Fier-Përveç varfërisë, fëmijët romë kanë një tjetër problem të patrajtuar deri më tani.Shumë prej tyre nuk kuptojnë gjuhën shqipe.Fakti skandaloz është thënë nga Unioni i Romëve të Shqipërisë të cilët trajtuan në një tryezë të rrumbullakët në Fier, problemet më të mprehta të këtij 10 vjeçari.Sipas Skënder Veliut, problemet e komunitetit rom nuk janë të njëjta sepse varen nga vendi në të cilin ata jetojnë, ku problemet sociale që u vështiresojne jetën e përditshme janë të ndryshme.Duke u ndalur te integrimi i romëve në jetën sociale, Veliu ia faturoi përgjegjësinë vullnetit politik, kur tha se ka një neglizhencë në këtë drejtim.