13 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, ceremoni përkujtimore në SHBA

SHBA- Mijëra persona pritet të mblidhen në New York për të kujtuar sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, ku afërsisht 3 mijë persona humbën jetën.Në të gjithë vendin do të mbahen ceremonI për të kujtuar viktimat 13 vjet pas tragjedisë, së cilësuar më të rëndë të historinë amerikane dhe sulmi më i rëndë terrorist.Por ceremonitë këtë vit janë të miksuara edhe me shqetësimin në rritje të shtetit islamik, i cili mendohet të jetë një degë e ideologjisë së Al Kaedas.Në New York ceremonia do të zhvillohet në Qendrën Botërore të Tregtisë, ku rindërtimi i zonës është në fazën përfundimtare.Pritet të mbahen momente heshtje edhe në Ground Zero, pikërisht në kohën kur dy avionët sulmuan kullat binjake, si dhe në momentin kur një nga avionët terrorist sulmoi Pentagonin.Pritet që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barac Obma, të mbajë një fjalim në selinë e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, gjatë një ceremonie private ku do të marrin pjesë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe të afërmit e personave që humbën jetën gjatë sulmeve.