Qeveria miraton fondin 94 mln lekë për 70-vjetorin e Çlirimit
Qeveria ka vendosur një fond shtesë prej 94 milionë lekësh për buxhetin e Kryeministrisë dhe disa institucioneve të tjera, në kuadër të festimeve për 70 vjetorin e çlirimit të vendit.Efektet financiare të këtij vendimi prej 94 milionë lekësh përballohen nga fondi i kontingjencës, miratuar në buxhetin e vitit 2014.Ja si do të shpërndahet fondi prej 94 milionë lekësh:Ministrisë së Mbrojtjes do t’i jepen 7 milionë lekë, për kryerjen e punimeve restauruse në objektin 0774, vendkomanda taktike e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pranë Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, nr.8010 dhe për mbështetjen e aktiviteteve të shoqatave të veteranëve.23 milionë lekë Ministrisë së Mirëqenies dhe Rinisë, për organizimin e koncertit të madh përmbyllës dhe të fushatës publicitare, me rastin e 70-Vjetorit të Çlirimit të Vendit.5 milion lekë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për:i. organizimin e kampionatit sportiv mes shkollave “Kupa e 70-Vjetorit të Çlirimit”;ii. organizimin e ekspozitës kombëtare mes shkollave 9-vjeçare dhe të mesme me imazhin e lirisë;iii. konferencën shkencore për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.47 milionë lekë Ministrisë së Kluturës për:i. organizimin e ekspozitës “Albanian artists after the fall”, në hollin e Kryeministrisë;ii. Festivalin e Dritave;iii. ndërhyrjen restauruese në 20 objekte përkujtimore të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare;iv. ekspozitën në “Bunkerin antibërthamor të Linzës” (Objekti 0774, vendkomanda taktike e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pranë Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, nr.8010).1 milionë lekë Prefekturës për kryerjen e punimeve restauruse në Varrezat e Dëshmorëve, Tiranë, në përgatitje të ceremonisë zyrtare të nderimit.1 milionë lekë Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për organizimin e pritjes zyrtare në Pallatin e Kongreseve, me rastin e 70-Vjetorit të Çlirimit të Vendit.10 milionë lekë Kryeministrisë për organizimin e aktiviteteve me rastin e 70-Vjetorit të Çlirimit të Vendit.Ja vendimi i plotë i qeverisë: