Podgorica për Kosovën: Nëse kreu i Kuvendit refuzohet, zgjedhje të parakohshme

Tiranë - Një ditë para se të mblidhet Kuvendi i Kosovës, Gëzim Podgorica, Drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, tha se pavarësisht se zgjedhjet ka 3 muaj që kanë përfunduar, nuk është realizuar konstituimi i institucioneve, që sipas të tij nuk do të mbydhet as ditën e nesërme.Në një interviste në “Mengjes Express”, në RTV “Ora News”, përballë gazetarit Enkel Demi, Podgorica u shpreh se PDK-ja e cila në bazë të Gjykatës Kushtetuese ka të drejtën të zgjedhë Kryetarin e Kuvendit, por nuk ka numrin e mjaftushëm të deputeteve. Ndërsa krahu tjetër i partive opozitare, me anë të marrëveshjeve me listat serbe dhe parti të tjera, e ka realizuar këtë numër.“Partisë Demokratike të Kosovës të cilës në bazë të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese i takon që të zgjedhë kryetarin, të propozojë kryetarin e Kuvendit, nuk ka numrat e mjaftueshëm, të reklamuar tashmë, ndërsa grupit tjetër të partive opozitare, të cilës i është bashkuar dhe Vetëvendosja në mënyrë zyrtare, pasi është formalizuar edhe grupi i marrëveshjes, ata i kanë numrat, madje kanë shtuar këtu edhe komunitete të tjera, si lista serbe dhe të tjera, bëjnë një numër prej 83, e cila është një shumicë e cilësuar .Atje kemi një lloj paradoksi mbi motivin mbi të cilin u zhvilluan zgjedhjet, kaluan zgjedhje të parakohshme, sepse Kryeministri i asaj kohe nuk kishte fuqinë për të marrë vendimin që ai duhej, këto zgjedhje të parakohshme kanë tre muaj që kanë përfunduar dhe nuk po realizojnë dot konstituimin e institucioneve. Gjë që për fat të keq, nuk mendoj se do të mbyllet nesër. Mbështetur mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbi Kushtetutën e Kosovës, do ta kemi shumë të vështirë për të zgjedhur nga ana institucionale. Meqënesë palët i kanë afishuar qëndrimet e veta.Partisë Demokratike të Kosovës të cilës në bazë të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese i takon që të zgjedhë kryetarin, të propozojë kryetarin e Kuvendit, nuk ka numrat e mjaftueshëm, të reklamuar tashmë, ndërsa grupit tjetër të partive opozitare, të cilës i është bashkuar dhe Vetëvendosja në mënyrë zyrtare, pasi është formalizuar edhe grupi i marrëveshjes, ata i kanë numrat, madje kanë shtuar këtu edhe komunitete të tjera, si lista serbe dhe të tjera, bëjnë një numër prej 83, e cila është një shumicë e cilësuar” - tha Podgorica.Gjithashtu Podgorica u shpreh se nëse kryetari i ri i Kuvendit - i cili do të zgjidhet nesër - nuk do të pranohet nga Gjykata Kushtetuese, atëherë kjo do të çojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat nuk i interesojnë Kosovës."Kemi një shumicë të cilësuar me 83 deputetë në njërin krah dhe 37 në krahun tjetër. 83 deputetët kanë fuqi edhe për të bërë ndryshime kushtetuese. Kuvendi edhe mund të quhet i filluar, i konstituar, nëse zgjidhet Kryetari. Nëse nuk pranohet nga Gjykata Kushtetuese, ajo mund të çojë në zgjedhje të parakohshme, që s’mund t’i interesojë asnjërit. Gjithsesi do të kemi një bllok, bllokun e këtyre 3 partive, të cilat do të dalin me një listë të vetme dhe normalisht ata do të kenë të drejtën të fitojnë zgjedhjet. Është diferenca shumë e madhe dhe është e rikuperueshme. Aq më shumë që imazhi në gjykimin tim i PDK-së është dëmtuar, nga komptomentimi që i ka bërë institucioneve" - u shpreh Podgorica.Profilin e liderit të Vetëvendosjes si dhe marrëveshjen e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje me LAN - e vlefshme vetëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe jo edhe për formimin e Qeverisë – e ka vlerësuar si të tillë: “Ka një problem në mentalitetin tonë dhe në gjykimin tonë. Kur Albin Kurti është shumë radikal, themi që e ka kaluar masën e radikalizmit, themi ai është kundërvënë politikës integruese europiane. Kur atij i kërkohet që t’i moderojë qëndrimet dhe nuk i moderon, menjëherë fillojnë akuzat, ai nuk ftohet në tryezat politike, etj. Në një moment që ai i moderon qëndrimet – dhe unë do ta përkufizoja një qëndrim të moderuar - tani fillojnë akuzat e kahut tjetër ekstremist, që e duan Albinin vetëm duke u përplasur me policët.Albin Kurti është një politikan me një artikulim shumë ekselent, është në politikan që di të debatojë fort në Kuvend, është një politikan që ka argument, pavarisht se argumentat e tij mund ta tejkalojnë masën e komunikimit të ruajtjes së normalitetit të marrëdhënieve. Por, për hirë të së vërtetëts është një politkan i “vijës së ashpër”. Por jo rrallë herë qëndrimet e tij kanë qënë vështirë të kundërshtueshme. Sigurisht që ai e ka kaluar masën e një qëndrimi radikal, por gjithsesi është një politkan me një profil ndryshe dhe duhet vlerësuar. Unë mendoj që Albin Kurti me këtë situatë të re që ka krijuar, them se ka bërë një hap drejt pjekurisë më të madhe politike dhe i është bashkuar një grupi ku sigurisht moderon edhe qëndrimet e veta.