Fier, shtohen vetëvrasjet tek të rinjtë, mjekët: Pasiguria për të ardhmen

Qarku i Fierit është shoqëruar me një rritje të ndjeshme të numrit të vetëhelmimeve gjatë muajëve të parë të këtij viti duke arritur në 66 raste.Sot në ditën botërore kundër vetëvrasjeve mjeku specialist toksikolog Lulzim Banushi ngre shqetësimin e vetëflijimit nga mosha e reja kur pëmend rastin më të fundit, ai i një 16 vjecareje të paraqitur pranë Urgjencës se Spitalit Rajonal te Fierit.Sipas bluzave të bardha, pacientet e vethelmuar jane shume te veshtire per t'u shpetuar.Mjekët në Fier teksa bëjnë thirrje për të respektuar jetën, apelojnë për shmangien e vendimeve ekstreme të vetëflijimeve ku rastet më të shpeshta janë me mbidoze medikamentesh, gjendje kome alkoolike, helmim pesticidesh, insecticide dhe fostoksine.