Legalizimet, vendimi i qeverisë: Ja si do verifikohen shtëpitë pa leje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2014, 09:08
Tiranë- Nis dalja në terren e punonjësve të ALUIZNI-it për matjen e ndërtimeve. Qeveria shqiptare me anë të një vendimi gjatë mbledhjes së ditës së djeshme ka përcaktuar hapat që do të ndiqen nga ALUIZNI për klasifikimin e një ndërtimi, nëse do ti nështrohet procesit të legalizimit apo do të përjashtohet si rrjedhojë e rënies ndesh me kriteret e sanksionura nga ligji i ri.Kriteri kohor, kategorizimi i objekteve në katër mënyraNjë ndër ndryshimet më të rëndësihme që ka shënuar ligji i ri i legalizimeve, veç formulës së pagesës që ka nisur të aplikohet është edhe zhvendosja e afatit për ndërtimet të cilat do ti nënshtrohen procedurave të pajisjes me certifikatën e pronësisë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave kategorizimi i objekteve mbi bazën e kriterit kohor do të bëhet në një nga këto forma: fotografi ajrore e territorit të vendit; imazhet satelitore ose ajrore të përdorimit të përgjithshëm sipas kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara; përdorimi i planrilevimeve në kuadër të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme dhe vërtetimi në mënyrë alternative nëpërmjet çdo dokumenti tjetër juridikisht të vlefshëm që provon ekzistencëne ndërtimit informal në momentin kohor të dhënë.Grupet e punës fotografi të situatës në terrenGrupet e punës së ALUIZNI-t që kanë nisur punën që prej muajit mars në terren ngarkohen për të bërë përditësimin e të dhënave për tu njohur me gjendjen faktike të ndërtimit apo shtesës informale. Ata përveçse bëjnë përditësimin e informacionit plotësojnë procesverbalin e konstatimit si dhe përditësojnë hartën me ndërtimet informale dhe dokumentacionin teknik.Verifikimet në terren edhe nga subjekte privatePuna në terren për evidentimin e gjendjet faktive të ndërtimeve informale dhe hartimi i dokumentacionit përkatës mund të bëhen edhe nga subjekte private, të licensuara të cilat do të autorizohen nga ALUIZNI.Objektet pas 15 janarit 2009-s mbeten jashtë legalizimitNë proces legalizimi krahas familjeve që e kanë bërë vetëdeklarimin do të jenë edhe ato të cilat kanë ndërtuar në tokë shtet dhe tokë me pronarë deri më 15 janar 2009, që futen rishtaz në ktë proces.Zonat informale, ja kur konsiderohen të tillaVendimi i Këshillit të Ministrave përcakton edhe kriteret për miratimin e zonave informale. Kështu zonë informale do të konsiderohet territori me sipërfaqe mbi 2 hektarë i zënë nga ndërtimet informale, procesi i legalizimit të të cilave nuk u nështrohet kushteve të instrumentave të planifikimit të territorit. Aktualisht janë 127 zona informale dhe sipas kreu të ALUIZNI-t pritet miratimi i 60 të tjerave.
Vendimi i Qeverise Per Legalizimet_001