Ish-regjimenti i Kimisë do përdoret për funksionimin e Qendrës së Emergjencës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2014, 22:41
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që ish-regjimenti i Kimisë në Tiranë të cilat i kaloi para një viti nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për strehimin e familjeve rome, të përdoret për një funksion tjetër.Këshilli i Ministrave vendosi që ky objekt të përdoret për ngritjen e funksionimit të Qendrës Kombëtare Transitore të Emergjencës.Në vendimin e marrë sot ngarkohen ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.Ja vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave