Ekspozita "Brenda dhe Jashtë", Agostino Ferrari sjell pikturat në Tiranë

Komunikimi përmes pikturës është thelbi i ekspozitës "Brenda dhe jashtë", e piktorit dhe artistit bashkëkohor Esterno Agostino Ferrari.Si pjesë e projektit "Kufij"  ekspozita është ideuar dhe kuruar nga Martina Corgnati.Artisti milanez shprehet se nëpërmjet pikturave ai ndan potenciale të ndryshme hapsirash të gjitha të lidhura me sipërfaqen e telajos."Unë dal nga e zeza dhe sjell jashtë diçka ndryshe nga profesori im Fontana, i cili depërtonte brenda ngjyrës së zezë. Në këto piktura unë kam bërë të kundërtën, dal nga e zeza që personifikon errësirën, për në dritë" u shpreh Ferrari.I pranishëm në ekspozitë ishte ambasadori Italian i akredituar në Shqipëri Massimo Gaiani, i cili u shpreh se "kufiri" që Ferrari koncepton me qartësi dhe origjinalitet është thelbësor në historinë e abstraksionit dhe të kulturës artistike bashkëkohore."Mesazhi që duam të përcjellim është që arti të kapërcejë kufijtë, por gjithmonë duke gjetur gjuhën për tu kuptuar. Arti i Agostino Ferrari është i fokusuar në gjetjen e një rrugëdaljeje" u shpreh ambasadori Gaiani.Disa nga vizitorët u shprehen se 20 pikturat e Ferraros ofrojnë një copë errësire në skajet e botës së jetuar."Çdo pikturë sjell diçka ndryshe, dhe mendoj se çdo kush e percepton sipas mënyrës së tij, por është impresionuese ajo që këto piktura arrinë të përcjellin përmes ngjyrave", shprehet një i pranishëm."Impresioni im i parë është se këto piktura  në kanavacë në të vërtetë janë thjesht një iluzion që mbyt thellësinë virtuale. Janë imagjinare por  të kthyera në të besueshme  nga prania e ngjyrës, e kthesave, e spiraleve që duket sikur thyejnë kufijtë", shprehet një tjetër.Ekspozita u çel në Pallatin e Kulturës në Tiranë dhe do të qëndrojë e hapur deri më 26 shtator.