Atentat me armë në Tiranë, qëllohet nga makina, identifikohen autorët
Tiranë-Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në afërsi të rrugës “5 Maji” në kryeqytet. (Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes)Burime nga blutë kanë sqaruar se autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë të llojit Benz me targa të Tiranës.Bëhet me dije se i plagosur në këtë ngjarje ka mbetur Dritan Javxhiu, i cili sapo kishte hapur dyqanin e tij.I plagosuri është trasportuar drejt spitalit të traumës, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Blutë e Tiranës dhe forcat e komisariatit numër 4 janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët tashmë janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.Dyshohet se motivet që çuan në plagosjen e Javxhiut janë ato të pronësisë.Sipas burimeve policiore i plagosuri kishte një koflikt të hapur pronësie me disa të afërm të tij dhe në këtë pistë po punohet nga ekspertët kriminalistikë.