Shenasi Rama: Rama në Kinë si basist nga grupi muzikor "Futja kot"

Profesori i politikës në SHBA, Shenasi Rama, ka komentuar një foto të Kryeministrit Rama në Kinë, me veshjen që mbërriti në Pekin, në Forumin Ekonomik Botëror. Ja si e komenton ai foton e bërë publike nga mediat:"Di njeri të më shpjegojë logjikën e të shkuarit në vizitë zyrtare në Kinë, me këmishë jashtë rripit? Po si shkohet në shtetin, që i kushton më shumë rëndësi protokollit se gjithkush tjetër, një shtet shumë i sofistikuar, ku veshja flet për njeriun, tash 5000 vjet? Në një shtet ku protokolli e përcakton saktë se si e qysh duhet të sillet burri i shtetit, sepse ndryshe trajtohesh si barbar! Çfarë deklarate ka dashur të bëjë K/M?Ky që ka 250 kostume e nja 1000 kravata, se aq shihen në fotot e ndryshme e të gjitha të shtrenjta, del me këmishë, mandej me një këmishë që e merr era e shihet kanotierja (që nuk e di nëse e ka veshur apo jo) . Po çfarë turpi! Aq më shumë që del e thotë se ia kanë paguar rrugën vetë kinezët dhe ambasada kineze…Nejse, një teatër që drejtohet nga klounët do të vëjë shfaqje vetëm komedi e një shtet që drejtohet në këtë mënyrë, nuk është më shtet, por shtëpi e hapur për të gjithe ata që kane para...Po ja, shiheni vetë. Këmisha? E rrudhosur? Zyrtarët, sportivë. Syzet? Si basist. Mëngët? E përveshura. Mjekra, trade mark e parruar… Zinxhirin? Nuk e pashë. Kanotierja? Nuk vërehet. Po shihni fytyrën e këtij kinezit që e sheh sikur ky K/M i yni të ishte nga tribuja Harran… Kujton njeriu se në Kinë ka shkuar grupi muzikor “Futja kot."armanda shtembari/Oranews.tv