"Titan" hap sezonin e ri në TOB, dirigjenti 23 vjeçar vjen nga Amerika

Tiranë - Simfonia "Titan" e Gustav Mahler hapi sezonin ne Teatrin e Operas dhe Baletit.Për rreth 60 minuta publiku në sallë ndoqi me vëmendje koncertin simfonik, e në fund të tij shprehen vlerësimet më të mira.Dirigjenti me origjinë shqiptare, por që ka jetuar që në moshën 1 –vjeçare në SHBA, Kristo Kondakçi, i apasionuar  pas Gustav Mahler, tregon se ftesa për koncertin iu bë nga drejtori Ilir Kerni. 23-vjecari tregon se dëshira për muzikë ka lindur bashkë me të.“Unë kisha takim me Ilir Kernin. Kur ika në Amerikë, më ftoi që të jap koncert simfonik, dëshira ime ishte të bëja këtë. Historia ime si dirigjent fillon që kur isha fëmijë dhe tani po e ndërtoj sa më shpejt dhe sa më thellë” – u shpreh dirigjenti.Për dirigjentin Kondakci është hera e parë që performon për publikun shqiptar dhe i pyetur për ndjesinë shprehet:“Emocionet nuk kanë fjalë që ti përshkruaj. Dëshira ime ishte që publiku që ishte këtu të kënaqej. Me ata që fola, edhe ata e kishin ndjerë çdo emocion që Mahler e kishte shkruar në muzikë. Kënaqësia me që realizova këto emocione në muzikë me orkestrën” – tha Kondakçi.Koncerti simfonik "Titan" do të interpretohet sërish nga orkestra e TKOB ditën e enjte, ndërkohë që në datë 22 në skenë do të vihet "Traviata" e Verdit.kondakci(Në foto: Dirigjenti me origjinë shqiptare, Kristo Kondakçi)