Tiranë, pronarët e lokaleve protestë te INUK: Jemi në legalizim
Tiranë-50 pronarë binzesesh (në foto), kryesisht lokalesh kanë protestuar përpara zyrave të INUK. Ata kanë kërkuar takim me drejtoreshëm e INUK, Dallëndyshe Bici, ose në mungesë të saj me përfaqësues të këtij institucioni.Arsyeja është se një ditë më parë u është thënë gojarisht se lokalet e tyre përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha” do të shëmben nga INUK.Pronarët e bizneseve thanë se janë në proces legalizmi dhe se nuk pajtohen me këtë aksion, sipas tyre i padrejtë.Disa prej tyre lanë takim të dytë me zyrtarët e INUK, të tjerët ende në radhë për tu futur në zyra.Ndërkohë në rrugën “Hoxha Tahsim”, INUK nisi aksionin për shembjen e bizneseve, të cilat janë ilegale ose në proces legalizimi.
INUK: Të gjitha ndërhyrjet pas verifikimeve dhe inspektimeve në terrenNdërkaq rreth orës 12:20 Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik doli me një deklaratë për mediat, ku sqaron se të gjithë pronarët e lokaleve që kanë zënë hapësirat publike janë lajmëruar prej muajsh që të lirojnë vullnetarisht këto hapësira, por nuk ka pasur asnjë reagim.Në këto kushte, INUK thekson se mbetet i angazhuar, gjithnjë në respekt të ligjeve dhe akteve ligjore në fuqi, për t'ju kthyer qytetarëve hapësirat dhe territoret publike të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme nga ndërtimet pa leje.Deklarata e plotëNë kuadër të Task-Forcës për kontrollin e territorit, të ngritur me urdhër të Kryeministrit, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar prej mëse 6 muajsh është marrë në mënyrë intensive me verifikimin dhe inspektimin e të gjitha ndërtimeve, objekteve dhe strukturave të ngritura pa lejen e organeve kompetente, ose të ndërtuara në shkelje të ligjeve në fuqi, që kanë zënë hapësira dhe territore publike.Të gjithë pronarët dhe subjektet, të cilët kanë ndërtuar në mënyrë të kundraligjshme, duke zënë trotuare, lulishte, hapësirë dhe territore të tjera publike janë njoftuar prej kohësh që të marrin masat për të kryer në mënyrë vullnetare lirimin dhe kthimin e këtyre hapësirave dhe territoreve në gjendjen e mëparshme. Por, edhe pas njoftimeve, askush nuk ka vepruar.Në këto kushte, INUK mbetet i angazhuar, gjithnjë në respekt të ligjeve dhe akteve ligjore në fuqi, t'ju kthyer qytetarëve hapësirat dhe territoret publike të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme nga ndërtimet pa leje. INUK kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe jep garanci se ndërhyrjet për rehabilitimin e territorit dhe hapësirave publike nuk janë selektive, por të bazuara në ligjet në fuqi. Të gjitha këto ndërhyrje kryhen pas verifikimeve dhe inspektimeve në terren, gjithnjë në bashkëpunim me agjencitë e tjera të kontrollit të territorit