Bushati: Ligji i ri i Bankës, jo për sot, por për Europën e bashkuar dhe euron

Tiranë - Ligji i ri për Bankën e Shqipërisë dhe projekti i ri i administrimit të saj, do të ishte me rëndësi që të shiheshin në kuadrin e perspektivës: Të një Europe të bashkuar dhe të një monedhe të përbashkët. Në këtë krizë që ka kapluar Bankën e Shqipërisë, ora, nuk troket për hakmarrje mbi fajtorët, por, ashtu siç ndodh në demokracinë angleze, për të rregulluar institucionet.Këtij mendimi i ka mëshuar sot, Ervin Bushati, Sekretari Ekonomik i PS-së, i ftuar për një opinion, në studion e “Ora News” nga gazetari Edvin Peçi.Në kushtet kur kriza që kaploi Bankën, nxori në pah dhjetra probleme, atëhërë, Bushati gjykon se ajo gjë me të cilën duhet të merret sot politika dhe institucionet, është sesi mund të përmirësohet ky proces dhe ku do të jetë nesër, Banka e Shqipërisë, si do të funksionojë ajo në një Europë të bashkuar.“Kur të dalë thelbi i së vërtetës, - tha Bushati, - duhet që ata që merren me ligjin, disa juristë të mirë në Shqipëri, pse jo dhe nga jashtë - s'ka asnjë të keqe të marrim edhe ndonjë model më të suksesshëm - përshtatur me ekonominë dhe me psikologjinë e tregut shqiptar, me gjithë shoqërinë shqiptare, - të shikojnë kush do të jetë formati më i mirë i drejtimit të një banke qendrore, duke pasur parasysh gjithmonë - dhe kjo është më e rëndësishmja për mendimin tim - diçka që nuk është folur akoma deri më sot, se Shqipëria në një të ardhme të afërt do të jetë pjesë e monedhës euro e kjo do ta ndryshojë komplet formatin e një banke qendrore.Nuk do të ketë më një monedhë për të administruar, siç është leku sot, nuk do të ketë më politika monetare, do të ketë disa marrëdhënie të tjera të kushtëzuara nga ky bashkim politik dhe monetar ku futemi ne të gjithë bashkë. Gjithashtu, do të duhet të bindet një marrëdhënie me tregjet financiare dhe me bankat reale, jo si ato deklaratat që lëshohen, ku duhet të ketë shumë kujdes sesi duhet të veprojë, çfarë duhet të ruajë dhe si mund ta kthejë në të mirë dhe në avantazh të tregut shqiptar. Kjo është më e rëndësishmja e tregut sot. “Lidhur me arrestimin e Guvernatorit të Bankës, Bushati theksoi që në krye të fjalën së tij, se “ nuk duhet të tregohemi aq miopë sa të merremi me hakmarrjen. Ka një sistem drejtësie që merret me atë. Sot në Shqipëri, gjëja më e thjeshtë është “kryqëzimi” i Guvernatorit Fullani. Por unë sot nuk jam këtu as për ta kryqëzuar dhe as për ta lavdëruar.Në fakt, duke ardhur, kuptova që demokracia angleze, si një nga më të vjetrat në botë, ka një sistem balancimi dhe funksionimi të institucioneve, - theksoi ai, - që nuk kërkon thjesht të gjejë fajtorin, por kërkon brenda vetes të rregullojë institucionet.”Intervista e plotë e Ervin Bushatit për Ora NewsOranews.tv