PD më 27 mbledh Kuvendin, 5% e delegatëve të jenë gra dhe të rinj
Partia Demokratike ka publikuar udhëzimin e kreut të PD, Lulzim Basha për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.Në udhëzimin e publikuar në faqen zyrtare të PD thuhet se 5% e delegatëve duhet të jenë gra dhe të rinj.Zyra e organizimit të kryejë verifikimet e duhura në mënyrë që nga lista e delegatëve të vijnë sipas pikës 1 dhe 2 të udhëzimit nr.6, të ketë përfaqësues të LDGSH dhe FRPD, jo më pak se 5% të për secilën organizatë partnere."Po ashtu thuhet se Zyrat e PD të fillojnë përgatitjen për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 27 dhe 28 shtator.“Mbështetur në nenin 33, 34, 35, 38, 46 dhe 48 të statutit të Partisë Demorkatike të Shqipërisë dhe në rregulloren e brendshme të funksionimit të PDSH, të fillojnë përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë më datat 27 dhe 28 shtator 2014 në Tiranë”Në udhëzim thuhet gjithashtu se zyrat e PD të marrin masa për njoftimin dhe pjesëmarrjen e trupës zgjedhore të Kuvendit Kombëtar.Në bazë të këtij udhëzimi, Kryetarëve të degëve të PD i është lënë afati deri në 15 shtator, për të dorëzuar listën emërore të delegatëve.Ja udhëzimi i Bashës për kuvendin kombëtar të PD-së