Inter mendon të shpenzojë të ardhurat e siguruara nga Sneijder
Pas shitjes së Wesley Sneijder në radhët e Galatasaray dhe kalimit të mundshëm të Coutinhos në Angli, drejtuesit e Interit po mendojnë se si ti shpenzojnë të ardhurat e siguruara.Braziliani Paulinho, mbetet ende ëndrra më e madhe e interistëve, por pa harruar edhe marokenin, Younes Belhanda.Dje u përfol për një arritje akordi mes këtij të fundit dhe drejtuesve zikaltër por ende nuk është zyrtarizuar asgjë, as nga lojtari dhe as nga drejtuesit e Interit.Përveç këtyre dy emrave në zyrat e klubit të Moratit qarkullojnë edhe emra të tjerë si Schelotto i Atalantas, Biglio i Anderlecht apo edhe talenti kilian, Nico Castillo. Mbetet për tu parë se cili nga këta lojtarë do tu bashkohet zikaltërve në ditët e ardhshme, pasi të ardhurat tashmë nuk mungojnë në arkat e klubit nga Milano.