Real ngrin kalimin e Kaka në Milano
Telenovela e kalimit të Kaka në radhët e Milanit ashtu si në merkaton e Verës po vazhdon të mbajë në ankth lojtarin, drejtuesit e Milanit dhe të gjithë tifozët kuq e zi. këta të fundit dëshirojnë me çdo kusht rikthimin e ish lojtarit të tyre të adhuruar por janë drejtuesit e Real Madrid ata që kanë ngrirë këtë lëvizje duke mos penguar kalimin e fantazistit Brazilian në Milanelo, aty ku pati vitet më brilante të karrierës dhe ku të gjithë e presin me entuziazëm.Ndërkohë që mediat Italiane raportonin se braziliani është pranë arritjes së marrëveshjes, “Sky Sport Italia” citon Gallianin të ketë thënë se bisedimet nuk po ecin në rrugën e duhur.Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, gjatë një Interviste për “Skay Sport” ka deklaruar se nuk është arritur marrëveshja për kthimin e Rikardo Kaka në San Siro.Shefi ekzekutiv i Rossonerëve ka deklaruar se klubi i tij është tërhequr nga bisedimet me Real Madridin për 30-vjeçarin."Bisedimet për Kaka kanë dështuar. Është e pamundur të kompletohet marrëveshja për arsye ekonomike. Ne kishim arritur një marrëveshje me drejtuesit e Realit, por gjithëça dështoi në minutat e fundit. Ata nuk janë të gatshëm të tolerojnë për sa i përket parametrave ekonomik ndërsa edhe ne nuk jemi në gjendje të paguajmë shuma të mëdha për këtë transferim” u ka thënë Galliani gazetarëve. Edhe pse vetë administratori i kuq e zinjve e ka konfirmuar këtë fakt, dyert e një transferimi të Kaka në Milanelo, nuk janë mbyllur akoma, pasi bisedime të tjera pritet të zhvillohen mes drejtuesve madrilenë dhe atyre të Milanit. Gjithçka mbetet për tu parë deri në mbyllje të merkatos.