Bavarezet i garantojnë Guardiolës 280 milion Euro për merkaton
Kalimi i Pep Guardiolës në radhët e skuadrës së Mayern Mynih, pritet të sjellë një revolucion jo vetëm në mënyrën e lojës por edhe në lëvizjen e lojtarëve. Që tani drejtuesit e skuadrës Bavareze i kanë premtuar ish teknikut të Barcelonës një kapital prej 278 milionë Euro për të përforcuar skuadrën e tij të ardhshme. Kjo shumë është bërë e ditur nga vetë drejtuesit e klubit Bavarez për mediat gjermane.Ndërsa sipas gazetës Spanjolle “El Economista”, ish-trajneri i Barcelonës me këtë shumë në dispozicion do të rimodelojë në tërësi skuadrën aktuale të bavarezëve për ta bërë atë një pretendente kryesore për të dominiuar futbollin Europian dhe jo vetëm ashtu siç bëri tekniku Iberik me ish skuadrën e tij Katalanase.Edhe pse Gardiuola do të ulet në stolin e skuadrës Gjermane vetëm në sezonin e ardhshëm futbollistik në kampin Bavarez kanë filluar përgatitjet për projektin e madh të së ardhmes. Lojtaret që pëlqehen më së shumti nga ish tekniku Katalanas janë dyshja sulmuese Suares dhe Falcao, por përveç këtyre pritet që në Bavari të mbërrijnë edhe emra të tjerë të talentuar duke filluar nga braziliani i talentuar Neymar, sulmuesi Edin Dzeko dhe i riu i talentuar Isco, që luan për skuadrën e Malagas.Po ashtu, gazetat Iberike bëjnë të ditur se 42-vjeçari do të kërkojë si përforcim edhe dyshen e Borussia Dortmundit, Mats Hummels në mbrojtje dhe Mario Goetze, ndërsa në listën e gjatë, që mund të përfishihen në projektet e teknikut Portugez për të ardhmen janë edhe sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani dhe ai i Suanse Sitit, Michu. Të gjithë këto emra janë tashmë në listën e Guardiolës dhe drejtuesve të Bajernit, që me 278 milionë Euro në dispozicion kërkojnë të ndërtojnë një skuadër për të qenë dominues në futbollin Europian dhe jo vetëm.