Pepe Marota: Lorente vjen në verë, tani pritet Drogba
Fernando Lorente do të jetë përfundimisht një lojtar i Juventusit duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Sipas mediave Italiane bëhet e ditur se sulmuesi i Atletiko Madrid shumë shpejt do të nënshkruajë një kontratë me bardhezinjtë pasi me lojtarin është arritur një marrëveshje nga ana e drejtuesve të Juventusit. Këtë fakt e ka pohuar më në fund edhe drejtori sportiv i bardhezinjve, Xhuzepe Marota, duke folur për merkaton e kampionëve të Italisë. Në një intervistë për mediat Italiane Marota ka theksuar se: "Nuk do të fshihemi rreth kësaj çështje, pasi kemi informuar edhe Atletik Bilbaon për interesimin tonë ndaj lojtarit dhe jemi optimistë për kontratën e tij. Megjithatë, do t'i bashkohet Juventusit vetëm pas 1 Korrikut", bëri të ditur ai, duke lënë të kuptohet se nuk po planifikohet transferimi i tij që në Janar.Ndërsa pyetjes në lidhje me përforcimet e mundshme të Juventusit në Janar Maroti i është përgjigjur: Nëse do të gjejmë një mundësi për të përmirësuar një grup që ka fituar titullin kampion, do ta bëjmë një gjë të tillë. Kavani? Shpresoj që të përfundojnë pyetjet për blerjen e një "ylli". Aktualisht Kavani është i paarritshëm, ai mund të blihet vetëm nga rusët apo arabët", tha drejtori sportiv i Juventusit duke lënë të kuptohet se bardhezinjtë nuk do të paguanin kurrë shifrat e ekzagjeruara që qarkullojnë për transferimin e sulmuesit të Napolit. Ndërsa i pyetur në lidhje me ish sulmuesin e Chelsit Drogba, drejtori sportive i bardh e zinjve ka lënë gjithçka të hapur duke theksuar se: "Drogba është një sulmues i talentuar dhe të gjithë i dimë vlerat e tij. Ne kemi bërë ofertën tonë në drejtim të tij dhe kjo nuk varet tashmë nga ne. Janë disa pengesa ekonomike që Drogba nuk ka vendosur akoma të bëhet pjesë e skuadrës sonë. Shpresojmë që këto pengesa të kalohen dhe ai të jetë blerja jonë në këtë merkato verore. Në fund Marota ka thurur elozhe edhe për zbulimin e këtij sezoni, francezin Pol Pogba, i cili po shkëlqen te bardhezinjtë, ndonëse vetëm 19 vjeç. "Ai është një talent i ri, por që duhet të konfirmojë veten. Deri tani ka treguar vlera të larta në fushë dhe jashtë saj. Unë mendoj se Pogba do të bëhet një lojtarë i talentuar në të ardhmen pasi nuk i mungon asgjë. Ai është një djalë i edukuar dhe me kulturë të lartë sportive".