Snajder pritet si mbret në Stamboll

Aventura e Uesli Shnajder në radhët e Gallatasarajit ka nisur në mënyrën më të mrekullueshme të mundshme, pas pritjes mjaftë entuziaste që i është bërë mesfushorit holandez në Stamboll.Me mijëra tifozë kanë dalë në rrugë, duke pritur që në aeroport yllin e ri të skuadrës së qytetit të Stambollit, i cili udhëtoi dje me një çarter privat nga Milano për në këtë qytet.Drejtuesit e klubit duket se kishin organizuar gjithçka në mënyrë perfekte, pasi tifozët kanë pasur mundësinë që t'i gëzohen holandezit, i cili përshkoi rrugën nga aeroporti në ambientet e klubit në një makinë me çati të hapur, në mënyrë që të përshëndeste tifozët e shumtë që e pritnin me padurim."Ndjehem mirë, kam uri për sukses dhe pritja këtu ishte e pabesueshme", ishin fjalët e futbollistit holandez sapo mbërriti në ambientet e klubit ku u takua me trajnerin Fatih Terim, i cili ka bërë të qartë se festa përfundonte sot dhe që nesër, lojtarin e priste si të gjithë të tjerët në stërvitje.Te Gallatasaraj, Shnajder do të mbajë numrin 14, ndërsa është zbuluar gjithashtu se përveç rrogës, si shpërblim nga Interi që arriti ta shesë me sukses, do të përfitojë të ardhurat e një ndeshje miqësore mes zikaltërve dhe Gallatasarajit.Kujtojmë se Shnajder kaloi në radhët e Galatasarait për shifrën e 7.5 milion Eurove që u derdhën në arkat e Interit, ndërsa vetë futbollisti ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me një përfitim prej 5 milion Eurosh në sezon plus bonusve në lidhje me paraqitjen e tij.