Juve – Lacio, formacionet e mundshme

Pas fitores së thellë në kampionat kundër Udinezes, kampionët e Italisë rikthehen për të luajtur ndeshjen gjysëmfinale të Kupës së Italisë kundër skuadrës së Lacios. Pasi ka arritur fitoren e parë për vitin 2013, Juventusi kërkon që ashtu si një vit më parë të arrijë në finalen e Kupës së Italisë. Për të bërë këtë, bardhezinjtë duhet të mposhtin sonte në mbrëmje skuadrën e Lacios. Ashtu si në kampionat, skuadra e Antonio Kontes do të ketë shumë mungesa nga formacioni kryesor.Në këtë përballje të vlefshme për gjysëmfinalen e Kupës së Italisë, bardh e zinjtë pritet të zbresin në fushën e lojës me formacionin 3-5-1-1. Në portë: Storari, në mbrojtje: Barzalji, Marrone, dhe Pelozo, në mesfushë: Pogba, Padoin, Isla, Markizio dhe Xhakerini, në sulm Vidal pritet të jetë mbështetja kryesore e sulmuesit Matri.Ndërsa nga ana tjetër edhe tekniku Petkoviç do të ketë mungesa në formacion ku më kryesorja do të jetë ajo e sulmuesit Gjerman Miroslav Klose. Ndësa kapiteni kombëtares tonë, Lorik Cana pritet ta nisë nga minuta e parë.Në këtë takim Petkoviç mendohet se do të hedhë në fushë formacioni 3-5-1-1Në portë: Marketi, në mbrojtje: Biava, cana dhe Dias, në mesfushë: Ledezma, Kavanda, Hernanes, Luliç dhe Gonzales, ndërsa në sulm Mauri do të ketë sulmuesin e vetëm,  Flokari.Ndeshja do të luhet në “Juventus Stedium” në orën 20:45, ndërsa pritet që temperaturat të jenë të ulëta në katë takim.