Partizani prezanton trajnerin Duro dhe donatorin Demi
Skuadra e Partizanit ka zyrtarizuar sot trajnerin Shpëtim Duro në krye të pankinës së demave. Bashkë me prezantimin e teknikut, presidenti Sallaku i ka uruar mirseardhjen edhe donatorit të ri, Gazmend Demi. Në fjalimin e tij presidenti Sallaku është shprehur: "Jam i lumtur që sot ndodhem përpara jush për të prezantur dy emra të mëdhenj që do të garantojnë një Partizan ndryshe, një Partiszn që do të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar. Ne po bëjmë të pamundurën që të ndërtojmë një ekip pretendent dhe kush më mirë se këta njerëz që kanë patur lidhje me klubin tonë mund ta rikthejë Partizanin në vendin ku me të vërtetë meriton të jetë.Ndërsa ish trajneri i Vllaznisë që tashmë do të marrë përsipër rikthimin e Partizanit në elitën e futbollit shqiptarë, u shpreh entuziast për aventurën e re duke theksur: "Jam shumë i emocionuar për rikthimin tim në krye të kësaj skuadre. Ky prezantim nuk është vetëm prezantimi i trajnerit por unë do ta quaja prezantim kolegjial. Falenderoj drejtuesit që kanë besuar tek unë për të ringritur Partizanin. Unë do të jap masimumin tim në pozicionin që më takon ndërsa jam i lumtur që do të drejtoj një skuadër ku bëjnë pjesë edhe miq të tjerë të kësaj "familje" të madhe.Ndërsa donatori më i ri i kësaj skuadre, Gazmend Demi, që tashmë do të zotërojë 50% të aksioneve që në konferencën e parë për mediat ka premtuar se skuadra e Partizanit nuk do të ketë më probleme finaciare. Ai ka folur rreth infrastrukturës dhe terreneve sportive që stafi drejtues do të ndërtojë në një të ardhme sa më të afërt. Gjithashtu biznesmeni Demi premtoi në këtë prezantim se: "Ne do të bëjmë të pamundurën që kjo skuadër të rikthehet në vendin që meriton të jetë në Supërligën Shqiptare dhe mes skuadrave më të mira.Ndërsa në fund të këtij prezantimi, Presidenti Sallaku, tha se shumë shpejt skuadrës do ti bashkohen edhe emra të tjerë të mëdhenj si Altin Rraklli.