Java e 23 e Premeir League. Chelsea fiton derbin Londinez
Çelsi ka arritur një fitore shumë të rëndësishme 2-1 në derbin kundër Arsenalit, duke mbajtur ritmin e skuadrave të kreut dhe sidomos duke mbajtur larg një kundërshtar që lufton për klasifikimin mes 4 më të mirëve në kampionat. Në një ndeshje emocionuese që në minutat e para, Çelsi ka gjetur shpejt golin me anë të Huan Mata, i cili ka shfrytëzuar një kundërsulm të shpejtë për të dërguar topin në rrjetën e "topçinjve" në minutën e 6-të të takimit. Vetëm 10 minuta më vonë, është Lampard që dyfishon rezultatin me anë të një 11-metërshi që fitohet nga braziliani Ramires, duke thjeshtësuar shumë ndeshjen e Çelsit që priste më shumë rivalitet në këtë sfidë. Por nëse në pjesën e parë Arsenali është shfaqur disi i përgjumur, në pjesën e dytë ka shpalosur një lojë krejtësisht ndryshe duke dominuar në fushën e lojës dhe duke krijuar më shumë raste para portës së Çeh. Si rrjedhojë e kësaj trysnie, në minutën e 58-të ka ardhur edhe goli i Teo Uollkot që ka shkurtuar diferencën, duke bërë që Arsenali të hidhej krejtësisht në sulm. Por pavarësisht insistimit të miqve, Çelsi ka rezistuar duke marrë këtë fitore shumë të rëndësishme që çon përsëri në 6 pikë diferencën nga Mançester Siti i vendit të dytë, ndërsa skuadra e Venger mbetet në vendin e 6-të në renditje. Ndërsa Liverpool ka shkatërruar në këtë fundjavë skuadrën e Norwichit me rezultatin 5 me 0. Goli i parë në ndeshjen e zhvilluar në "Anfield Road" është shënuar nga Henderson. Ndërsa Suarez shënoi në 2 me 0 në minutën e 36. Në pjesën e dytë do të jetë Sturridge i cili do të shënojë golin e tretë për Liverpoolin në minutën e 59. Rezulutati do të thellohet nga Gerrard i cili shënon nga një goditje fantastike. Goli i pestë do të shënohet nga Xhonson në minutat e fundit të ndeshjes duke vulosur gjithë takimin në 5-0. Në javën e 23 të Premier Ligës janë shënuar këto rezultate:Liverpool - Noruiç 5-0Manchester Siti - Fulham 2-0Njukasell - Riding 1-2Suanse - Stoke Syti 3-1Uest Ham - Kuins Park Renxhers 1-1Uigan - Sanderlend 2-3Uest Bromuiç - Aston Villa 2-2Chelsea - Arsenal 2-1Tottenham - Manchester United 1-1Ndërsa sot mbull javën e 23 përballja mesSauthempton dhe Everton