Milan mund Bolonjën në "San Siro"

Skuadra e Milanit ka shënuar një fitore të rëndësishme në këtë fundjavë duke mundur me rezultatin e ngushtë 2-1 skuadrën e Bolonjas në San Siro. Ish sulmuesi i Interit, Pacini ka qenë vendimtar në këtë takim me dopietën e tij duke i dhënë fitoren skuadrës së kuq e zinjve. Pjesa e parë e kësaj përballje u mbyll me rrjeta të paprekura ndërsa në të dytën është Pacini ai që gjen dy herë rrugën e rrjetës në minutat e 65 dhe të 82. Ndërsa mbrojtësi i Milanit, Mekses shkurton diferencat duke shënuar një autogol për skuadrën mike. Pas kësaj fitore Milani kalon Romën në renditje duke marrë vendin e 6 me 34 pikë, 2 pikë më pak se Fiorentina e vendit të pestë. Tashmë kuq e zinjtë e Alegrit, po i afrohen dalngadalë kruet  të renditjes për të synuar pjesmarrjen në Kupat e Europës. Në pritje të rikthimit të Rikardo Kaka "Djalli" po bën paraqitje mbreslënëse duke bindur me lojën ku bie në sy ambientimi mëse i mrekullueshëm i lojtarëve të rinjë të talentuar si Niang dhe El Shaarawy, që janë padiskutim një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së Milan.