Barazojnë të gjithë ndjekësit e Juventusit

Roma dhe Interi, janë ndarë në paqe mes tyre, duke barazuar 1-1 në takimin e luajtur në "Olimpiko", një rezultat që nuk ka kënaqur asnjërën prej dy skuadrave që luftojnë për renditjen në tre vendet e para.Ishin Kryeqytetasit  ata që kaluan të parët në avantazh. Pas një penalltie të fituar nga mesfushori i Romës, Bredley, Toti merr përsipër ekzekutimin e 11 metërshit duke e transformuar në gol në minutën e 22-të. Pas golit të shënuar, loja e Verdh e kuqve do të binte disi duke bërë që zikaltrit të gjenin më shumë hapsira në gjysmëfushën e kryeqytetasve. Insistimi i të besuarve të Stramacionit, solli edhe golin e barazimit pa u mbyllur pjesa e parë. Autori i golit është sërish Palacion i cili në këto ndeshjet e fundit jo pak herë ka rezultuar deçiziv për skuadrën e tij, ndërsa Guarin ishte njeriu assist në këtë barazim të Zikaltërve që edhe pse nuk patën një performancë të mirë mbrëmë arritën të merrnin një pikë në transfertën e Olimpikos.Pavarësisht tentativave të dy skuadrave, ndeshja mbyllet me rezultatin  1-1, Rezultat i cili nuk kënaq asnjërën skuadër. Interi mbetet përsëri në vendin e katërt, pa arritur t'i afrohet  kreut të renditjes. Përveç këtij barazimi në javën e 21 të kampionatit Italian një hap të gabuar kanë bërë pothuajse të gjitha skuadra që tashmë janë vënë në ndjekje të bardh e zinjve në luftën për titull. Dy ndjeksit më të afërt të kampionëve në fuqi, Napolit e Lacios, kanë barazuar gjithashtu në këtë fundjavë. Napoletanët kanë barazuar në transfertë ndaj Fiorentinës me rezultatin 1-1. Golat në këtë takim u shënuan nga Ronkalia për Vjollcët dhe Kavani për miqtë. Ndërsa Lacio që aktualisht mban vendin e 3 në renditje me pikë të barabarta me Napolin, ka barazuar kundër skuadrës së Palermos me rezultatin 2-2 në një sfidë mjaft emocionuese. Në javën e 21 të kampionatit Italian janë shënuar këto rezultate:Palermo  -  Lazio 2-2Juventus  - Udinese 4-0Fiorentina  -  Napoli 1-1Milan  -  Bologna 2-1Atalanta  -  Cagliari 1-1Chievo  -  Parma 1-1Genoa  -  Catania 0-2Pescara  -  Torino 0-2Siena -  Sampdoria 1-0Roma  -  Inter 1-1 Roma dhe Interi, janë ndarë në paqe mes tyre, duke barazuar 1-1 në takimin e luajtur në "Olimpiko", një rezultat që nuk ka kënaqur asnjërën prej dy skuadrave që luftojnë për renditjen në tre vendet e para.Ishin Kryeqytetasit  ata që kaluan të parët në avantazh. Pas një penalltie të fituar nga mesfushori i Romës, Bredley, Toti merr përsipër ekzekutimin e 11 metërshit duke e transformuar në gol në minutën e 22-të. Pas golit të shënuar, loja e Verdh e kuqve do të binte disi duke bërë që zikaltrit të gjenin më shumë hapsira në gjysmëfushën e kryeqytetasve. Insistimi i të besuarve të Stramacionit, solli edhe golin e barazimit pa u mbyllur pjesa e parë. Autori i golit është sërish Palacion i cili në këto ndeshjet e fundit jo pak herë ka rezultuar deçiziv për skuadrën e tij, ndërsa Guarin ishte njeriu assist në këtë barazim të Zikaltërve që edhe pse nuk patën një performancë të mirë mbrëmë arritën të merrnin një pikë në transfertën e Olimpikos.Pavarësisht tentativave të dy skuadrave, ndeshja mbyllet me rezultatin  1-1, Rezultat i cili nuk kënaq asnjërën skuadër. Interi mbetet përsëri në vendin e katërt, pa arritur t'i afrohet  kreut të renditjes. Përveç këtij barazimi në javën e 21 të kampionatit Italian një hap të gabuar kanë bërë pothuajse të gjitha skuadra që tashmë janë vënë në ndjekje të bardh e zinjve në luftën për titull. Dy ndjeksit më të afërt të kampionëve në fuqi, Napolit e Lacios, kanë barazuar gjithashtu në këtë fundjavë. Napoletanët kanë barazuar në transfertë ndaj Fiorentinës me rezultatin 1-1. Golat në këtë takim u shënuan nga Ronkalia për Vjollcët dhe Kavani për miqtë. Ndërsa Lacio që aktualisht mban vendin e 3 në renditje me pikë të barabarta me Napolin, ka barazuar kundër skuadrës së Palermos me rezultatin 2-2 në një sfidë mjaft emocionuese. Në javën e 21 të kampionatit Italian janë shënuar këto rezultate:Palermo  -  Lazio 2-2Juventus  - Udinese 4-0Fiorentina  -  Napoli 1-1Milan  -  Bologna 2-1Atalanta  -  Cagliari 1-1Chievo  -  Parma 1-1Genoa  -  Catania 0-2Pescara  -  Torino 0-2Siena -  Sampdoria 1-0Roma  -  Inter 1-1