Fiton PSG dhe rimer kreun e renditjes

PSG ka arritur përsëri të marrë kreun e renditjes në Francë, duke shfrytëzuar në maksimum hapin fals të skuadrës së Lionit. Kryeqytetasit Francez kanë mundur në transfertë skuadrën e Bordos, me rezultatin minimal 0-1.Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga i përhershmi, Zlatan Ibrahimoviç, në minutën e 43 të takimit. Lucas jep një pasim fantastik për gjigantin suedez, i cili me qetësi dhe klas dërgon topin në rrjetën kundërshtare duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin që nuk do të ndryshojë deri në vërshëllimën e fundit.Pas kësaj fitore minimale, PSG kryeson Kampionatin francez me pikë të barabarta me Lionin, ndërsa ndiqet nga Marseja me një 1 pikë. Kjo e fundit mundi këtë fundjavë në shtëpi skuadrën e Montpelies me rezultatin 3-2.Në javën e 21 të kampionati Francez u shënuan këto rezultate:Lion - Evian 0-0Sosho - Reims 1-0Marsej - Montpelie 3-2Ajasio - Valencienn 1-1Brest - Sent-Etien 0-1Lorient - Troua 3-2Toulus - Nanci 2-1Bastia - Rennes 0-2Lille - Nice 0-2Bordo - PSG 0-1