Sneijder pranon ofertën e Gallatasaray, pritet prezantimi
Më në fund, Wesley Sneijder, mund të konsiderohet lojtari më i ri i skuadrës Turke të Gallatasarajit. Mesfushori holandez i skuadrës së Interit ka pranuar transferimin në radhët e skuadrës turke. Vendimi i futbollistit është konfirmuar mbrëmë, ndërsa prezantimi i tij do të bëhet gjatë ditës së sotme pas përfundimit të vizitave mjekësore.Për të bindur futbollistin, Gallatasaraj ka ofruar një kontratë prej 5 milion Eurosh në sezon, e cila do të zgjasë 3 vite e gjysmë dhe ku janë përfshirë edhe bonuse të ndryshme në lidhje me paraqitjet, numrin e golave apo trofetë e fituar. Ndërkohë, Interi do të përfitojë 7.5 milion Euro nga kjo marrëveshje. Është dashur ndërhyrja e presidentit Morati dhe një drekë e organizuar me lojtarin për ta bindur këtë të fundit që të pranonte këtë ofertë e skuadrës Turke."Ndjehem më i lehtësuar pas këtij vendimi", ishin fjalët e para të Snajder si futbollist i skuadrës turke. "Më duket sikur po ëndërroj, pasi jam entuziast që po transferohem në Turqi, edhe pse do të më duhet të mësoj gjuhën turke. Do të jap maksimumin, pasi e di që më presin shumë njerëz atje, tifozët turq janë fantastik. Di shumë gjëra për këtë klub dhe trajnerin Fatih Terim, ai ka bërë paraqitje të mira kudo që ka shkuar, dhe sigurisht edhe me kombëtaren turke. Pres me padurim që ta takoj", ishin fjalët e futbollistit holandez.Snajder pritet që sot pas vizitave mjeksore të bëjë edhe prezantimin e tij me këtë skuadër. Gallatasaray luan në Chempions League dhe Snajder ka të gjitha mundësit që të laj dhe të japë kontributin e tij në këtë event madhor për skuadrat Europiane.