Tiranë, atentat 40-vjeçarit Admirim Sako, shokut të Elton Deliut
Qëllohet për vdekje në një atentat shoku i Elton Deliut,i cili u vra në një tjetër atentat në vitin 2008 sëbashku me nënën e tij. Admirim Sako 40 vjeç është qëlluar gjatë kohës që po hipte në mjetin e tij tip BMË me targa AA975BR.Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në një bllok pallatesh afër gjykatës së Tiranës. Në kohën kur po hipte në mjetin e tij 40-vjeçari Sako mendohet se është qëlluar nga një person, i cili ka derdhur mbi viktimin 4 plumba,nga të cilët njëri e ka goditur në kokë që ka rezultuar fatal për jetën e tij.Ndrërsa autori pas ngjarjes është larguar në drejtim të rrugës “Myslym Shyri” duke përfituar edhe nga ndriçimi i dobët në këtë pjesë të Tiranës.Menjëherë Sako është trasportuar për në Spitalin Ushtarak,ku nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra duke humbur jetën vetëm pak minuta më vonë.Ndërkaq në vendgjarja kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë kryer hetimet paraprake. Pista e parë ku është ngritur hetimi i policisë është a i larjes së hesapeve,duke qënë Admirim Sako njihej për lidhjet e tij me botën e drogës, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të hetimit.Sako në këtë moment ka qënë bashkë me gruan, dëshmia e të cilës mund të ndihmojë mjaft hetimet. Ai njihej si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Elton Deliut,një nga personat më aktiv në fushën e drogës deri në vitin 2008 ku ai u vra në apertamentin e tij bashkë me nënën e tij.Admirim Sako njihet si një nga administruesit e pronave të Deliut, prona të cilat vetëm pak javë më parë prokuroria e përgjithshme kërkoi sekuestron e tyre, si pasuri të vëna nga aktivitet kriminal.Me vrasjen e Sakos duket se grupi kriminal i drejtuar nga Elton Deliu po shkon drejt zhdukjes së tij,me ekzekutimin e dy drejtuesve të tij.