Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur, policia nis hetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2013, 23:01
Një 40 vjecar ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme, pranë Gjykatës së Tiranës, ku është qëlluar me armë brenda automjetit të tij, Admirim Sako, duke mbetur i plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta të policisë, ku kanë bërë menjëherë edhe transportimin e të plagosurit drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa paraprakisht i vetmi detaj që dihet është se i plagosuri është i afërm i Elton Deliut.