Ndarja e mandateve, Lleshi dhe Biba raportojnë nesër te Ligjet
Komisioni i Ligjeve ka marrë sot në shqyrtim kërkesën e Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve për ndarjen e mandateve për zgjedhjet e 23 qershorit.Partia Socialiste është shprehur kundër ndarjes së mandateve nga Kuvendi pasi sipas saj kjo është në kopetencë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. PS-ja thekson se në zgjedhjet e ardhshme, nuk duhet të shkohet me ndarjen e mandateve që është përdorur për vitin 2009.Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka bëri përgjegjës anëtarët e PS-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për dëshmin e marrjes së një vendimi për ndarjen e mandateve."Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ezauruar rrugën administrative për ndarjen e mandateve. Kuvendi nuk mund të lejojë që procesi zgjedhor të futet në kolaps. Kuvendi nuk zëvendëson KQZ por rruga e vetme është ndarja e mandateve si në vitin 2009” ka theksuar Paloka.Ndërsa deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj ka deklaruar se marrja e shqyrtimit nga ana e Kuvendit e ndarjeve të mandateve është antiligjore dhe mund të ketë pasoja për procesin zgjedhor.“Sot po e fusin procesin në një precedent të rrezikshëm, me pasoja për vendin. Kemi hyrë në qorrsokak, pasi kjo tregon se ne nuk bëjmë dot zgjedhje të lira. Nuk bëhet fjalë për një vendim të zakonshëm, por për themelin e procesit zgjedhor. Ne po diskutojmë mbi asgjënë, me këtë Kuvendi përpiqet të zëvendësojë KQZ-në” tha Xhafaj.Xhafaj theksoi më tej se KQZ-ja mund të marrë vendimin për ndarjen e mandateve pasi ka afat deri më 7 Mars ndërsa kërkoi të thirret në komision për të sqaruar situatën edhe kryetarja dhe nënkryetari I KQZ-së“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk i ka ezauruar të gjitha hapat, nuk ka vendimmarrje nga ky institucion. Kërkojmë të vijë në Komision kryetarja dhe nënkryetarii KQZ për të na sqaruar situatën. Të vijë në Komisionin e Ligjeve edhe Koalicioni i Vëzhguesve vendorë” shtoi Xhafaj.I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i kreut të komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli i cili ka akuzuar opozitën se po bllokon procesin e ndarjes së mandateve ndërsa pranoi kërkesën e PS-së për tu thirrur në komision kryetarja dhe nënkryetari i KQZ-së.“Nuk fitohen zgjedhjet duke bllokuar dhe duke shkelur ligjin. Dilni në popull, nuk fitoni me makinacione. Është detyrë e Kuvendit të caktojë ndarjen e mandateve për zgjedhjet e qershorit. Të bëjmë detyrën që na cakton ligji, nuk duhet t'i nënshtrohemi presionit politik. Tre anëtarë të KQZ iu nënshtruan presionit politik. Kuvendi e zhbllokon situatën për ndarjen e mandateve, në fund fare fiton ligji.Të vijë në Komision edhe kryetarja dhe nënkryetari i KQZ-së dhe të thonë ku e kanë shkelur ligjin. Nesër në orën 09:00, në Komisionin e Ligjeve do të raportojë kryetarja dhe nënkryetari i KQZ si dhe Koalicioni iVëzhguesve vendorë” ka theksuar RusmajliNdërkohë, pak ditë më parë Koalicioni i Vëzhguesve vendorë nëpërmjet një letre të hapur i kërkoi KQZ të rishqyrtojnë procesin e ndarjes së mandateve duke ribërë ndarjen e mandateve mbi bazën e numrit të popullsisë në periudhën e tanishme.Sipas tyre një ndarje mandatesh pa respektuar procedurat dhe kompetencat e përcaktuar qartazi në Kodin Zgjedhor, do të sillte si pasojë pesha elektorale të diferencuara të votave të qytetarëve nëpër qarqe, duke prodhuar një proçes zgjedhor të vesuar (të metë) edhe sikur të gjitha standartet e tjera të plotësoheshin pa asnjë lloj vërejtje.