Ndërron jetë shefi i krimeve të Burrelit Musa Skura
Ndërron jetë në spitalin e Foggias në Itali, shefi i krimeve të Burrelit Musa Skura.Lajmi është konfirmuar nga familjarët e shefit të krimeve të Burrelit të cilët kanë theksuar se ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30.Shefi i Krimeve të Burrelit Musa Skura, u plagos mbrëmjen e 13 janarit gjatë një operacioni policor, ndërsa dy ditë më pas u nis për një mjekim më të specializuar në Foxha të Italisë.Kreu i policisë kriminale të Burrelit, u nis me një avion sanitar më 15 janar nga aeroporti i Rinasit drejt Italisë, dy orë më vonë se ç'ishte parashikuar, kjo për shkak edhe të gjendjes së vështirë shëndetësore në të cilën ai ndodhej.48-vjeçari Skura, oficer karriere në policinë e shtetit, babai i tre fëmijëve edhe pse është kuruar nga një staf i specializuar në klinikën San Xhovani të Foxhias ku i është nënshtruar një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale nuk ka mundur dot të jetojë si pasojë e plagëve të marra.Mjekët e spitalit Ushtarak deklaruan para nisjes se kreut të krimeve të Burrelit i është dëmtuar plotësisht njëra veshkë, shpretka, pankreasi dhe stomaku.Policia e Tiranës anulon analizën vjetoreNdërkohë, menjëherë pas njoftimit për vdekjen e shefit të krimeve të Burrelit, Policia e Tiranës ka anuluar analizën vjetore të vitit 2012. E planifikuar për tu zhvilluar sot në orën 10:00, me një urdhër të ministrit të brendshëm Flamur Noka analiza vjetore e policisë së kryeqytetit është anuluar.NgjarjaKomisari i Burrelit, Musa Skura, u qëllua në befasi nga disa trafikantë armësh, gjatë një operacioni policor të zhvilluar mbrëmjen e datës 13 janar, në vendin e quajtur “Përroi i Kecit”, në fshatin Suç të Matit.Policia arrestoi për ngjarjen Fitim Allën, 19 vjeç, banues në fshatin Rripe të Matit dhe Vilson Milkurtin, 18 vjeç, banues në fshatin Suç të Matit. Ndërkohë, në afërsi të vendit të ngjarjes janë kapur edhe 2 autorët e tjerë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në shitjen e municioneve luftarake. Të arrestuarit janë Edison Lleshi, 18 vjeç dhe i mituri me inicialet A.Ll., 15 vjeç, që të dy nga fshati Dom i Matit. Këta të fundit kanë qenë duke pritur ardhjen e blerësve të fishekëve. Ndërkohë drejtuesi i furgonit, Riza Barçi, është larguar sapo ka dëgjuar të shtëna armësh dhe prezencën e policisë. Ai ka ikur në drejtim të paditur dhe është shpallur person në kërkim.Plagosja e Skurës, gjykata: “arrest në burg” për tre të akuzuaritGjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg tre të akuzuarit për plagosjen e shefit të krimeve të Burrellit Musa Skura.Në seancën gjyqësore që u zhvillua më datën 17 janar, personi i cili akuzohet se ka qëlluar mbi oficerin e policies, Fitim Alla 19 vjeç nuk kanë thënë asgjë duke pranuar akuzat e tentativës për vrasje për shksk të detyrës së komisar Skurës.Ndërsa gjatë deponimeve të dhëna në prokuroria Alla ka deklaruar se ka qënë nën efektin e alkolit dhe nuk mban mend se çfarë ka ndodhur.Ndërsa më pas kanë ka qënë rradha e 17 vjeçarit Edison Lleshi, i cili është lënë në burg për armëmbajtje pa leje të armëve dhe sasive të mëdha të municioneve.Ndërkaq avokati i tij mbrojtës kërkoi që çështja për Edison Lleshin të mos gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi nuk është kompetencën e saj. Por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga gjykata e cila vendosi të lërë në burg 17-vjeçarin Lleshi. Po e njëjta masë u vendos edhe për Vilson Milkurtin, personin e tretë që mori pjesë në aktin makabër ndaj Musa Skurës.Gjykatësi Ardit Mustafaj vendosi për lënien në burg të Milkurtit nën akuzën e armëmbajtjes dhe municioneve në sasi të mëdha pa leje.Në të treja rastet e marrjes së masës së arrestit gjykata i zhvilloi seancat me dyer të mbyllura, pasi aktet që do të paraqiteshin nga prokuroria përbënin sekret hetimor.Ndërkohë pritet që trupi i pajetë i kreut të krimeve të Burrelit Musa Skura të mbërrijë sot nga Italia në Rinas.