Fiton Juventus, shkëlqen Paul Pogba

Pas dy ndeshjeve jo të mira, Juventusi ngre kokë duke fituar bindshëm 4-0 ndaj Udineses, pavarësisht se skuadrës i mungonin emra si Pirlo, Marchisio e Quagliarella.Mungesa e këtyre lojtarve të mëdhenj nuk u ndje te skuadra e Contes pasi në vend të Pirlos luajti i riu i talentuar Paul Pogba, mesfushori që konsiderohet si pasardhësi i regjizorit bardhezi i cili ishte edhe frymëzuesi i fitores ndaj ekipit të Guidolin. Dy gola ose më saktë dy perla të frnacezit të talentuar ishin inspirim për skuadrën e Juventusit, e cila arriti të fitojë bindshëm ndaj Udineses në një moment kur të gjithë mendonin se Juventusi ishte përfshirë në krizë rezultatesh dhe dëmtimesh. Pas supergolit të parë që do të mbetet gjatë në memorien e tifozëve Juventin, 19-vjeçari realizon një tjetër perlë duke i siguruar "Zonjës" fitoren.Pas Paul Pogba, rrugën e rrjetës e gjetën edhe Vuçiniç e Matri duke vulosur rezultatin e këtij takimi në 4-0. Kjo fitore nuk ka vetëm vlerën e tre pikëve për skuadrën e Juventusit por edhe zbulimin e një talenti të padiskutuar që në një moshë fare të re arrinë të realizojë jo vetëm dy gola të mrekullueshëm por edhe të marrë përsipër fatet e lojës së"Zonjës së Vjetër". Diçka tjetër që vlen të theksohet në këtë takim përveç aftësive të treguara nga ana e Pogba, ishte se në të ardhmen pritet që te bardhezinjtë të shpërthejë edhe një talent i futbollit Shqiptar. Elvis Kabashi ishte sonte në pankinë i grumbulluar nga tekniku Conte por nuk i'u dha mundësia që edhe ai si Pogba të tregonte vlerat më të mira nga repertori i tij. Shpresojmë dhe urojmë që një ditë edhe Kabashi ti emocionoi të gjithë ashtu siç bëri francezi i talentuar, Pogba. Fitorja ka vlerë të dyfishtë për Juven sepse para tyre rivalët e Lazios u ndaluan në "Rosanera" nga Palermo në barazim 2-2, çka e çon në 5 pikë diferencën mes tyre. Për bardhekaltërit, Lorik Cana luajti titullar në mesfushë e më pas në mbrojtje ndërsa golat u shënuan nga Floccari e Hernanes. Për vendasit realizuan Rios dhe Dybala.